• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alarmi për terroristë/ Hetuesit gjermanë drejt intesifikimit të përgjuesve celularë
Home
Europë

Alarmi për terroristë/ Hetuesit gjermanë drejt intesifikimit të përgjuesve celularë

24 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Autoritetet e sigurisë njoftohet se po i përdorin më dendur të dhënat e celularëve për të konstatuar fshehtas vendndodhjen e të dyshuarve. Edhe të dhënat e lidhjes me shtyllat e telefonisë celulare kontrollohen më shumë.

Mbrojtja e Kushtetutës (Shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë) dërgon gjithnjë e më dendur të ashtuquajtura mesazhe të heshtura sms, për të konstatuar vendndodhjen e personave të caktuar.

Kjo rezulton nga një përgjigje me shkrim e qeverisë gjermane dërguar Grupit Parlamentar E Majta në Bundestag, përgjigje të cilën e ka lexuar gazeta gjermane “Handelsblatt”.

Në gjysmën e dytë të vitit 2017, Shërbimi i fshehtë i Brendshëm i Gjermanisë ka dërguar rreth 180.000 mesazhe të tilla të fshehta në celularët e të dyshuarve.

Në të njëjtën periudhë një vit më parë, ky institucion pati dërguar 144.000 herë mesazhe të tilla.

Edhe Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) bëhet e ditur se e përdor gjithnjë e më shumë këtë metodë:

BKA ka dërguar në gjashtë muajt e fundit të 2017-ës rreth 22.000 mesazhe sms të tilla – rreth 5000 më shumë se në gjysmën e dytë të 2016. Personat që u dërgohen mesazhe të fshehta tww shkurtra sms nuk e kuptojnë që ua kanë dërguar.

Edhe në kërkimin e informacionit nga stacionet bazë të telefonisë celulare përgjimi është zgjeruar. Operatori i telefonisë celulare, kur i kërkohet, raporton të gjitha numrat e celularëve, të cilat kanë komunikuar në një moment të caktuar me celulë të telefonisë celulare.

Zyra Federale e Policisë Kriminale e shfrytëzoi këtë mundësi 376 herë në pjesën e dytë të vitit 2017, një vit më parë kjo mundësi u shfrytëzua vetëm një herë.

Policia Federale e shfrytëzoi veçanërisht dendur të ashtuquajturin Imsi-Catcher për të përgjuar bisedat telefonike – 61 herë u përdor së fundi ky instrument përgjues – në një kohë që në vitin 2016 kjo ndodhi vetëm në tetë raste.

/dwshqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjyste Vulaj publikon foto nga banjo: Tani është koha për... (FOTO)
Previous article "Provokacia" e re e Ramës/ Intervista e plotë që bëri zhurmë në Beograd: Bashkë në BE, kur Serbia të njohë Kosovën!

g.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT