• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI PËR MURTAJËN/ Elbasani në gatishmëri të lartë, ndizen vatrat e infektimit në jug dhe veri të vendit
Home
Aktualitet
Kronikë

ALARMI PËR MURTAJËN/ Elbasani në gatishmëri të lartë, ndizen vatrat e infektimit në jug dhe veri të vendit

23 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sëmundja e murtajës së bagëtive ka rikthyer alarmin në sektorin veterinar dhe blegtoral në vend. Me përhapjen e shpejtë të rasteve dhe shtimin e vatrave të infektimit, autoritetet po punojnë në gatishmëri të lartë për të parandaluar përhapjen në zona të tjera.

Qarku i Elbasanit, megjithëse aktualisht i pastër nga raste të konfirmuara, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të afërsisë me zonat e prekura si Skrapari dhe Devolli.“Jemi në gatishmëri të plotë. Situata është emergjente dhe kërkon masa të menjëhershme parandaluese,” u shpreh Fatmir Ozuni, Shefi i Shërbimit Veterinar në Elbasan.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar ka identifikuar tre vatra të reja, përkatësisht dy në Skrapar dhe një në Devoll. Pavarësisht se Elbasani nuk ka ende vatra aktive, rreziku është real dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë për kontrollin e qarkullimit të kafshëve dhe monitorimin e fermave të afërta.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vatrave me murtajë ka arritur në 10, ndërsa numri i fermave të prekura është 12. Deri më tani, për të frenuar përhapjen e virusit, janë asgjësuar rreth 1200 krerë bagëti të imta, kryesisht dele dhe dhi.
“Nëse situata vihet nën kontroll përpara muajit shtator, do të ishte një lajm shumë i mirë për blegtorinë shqiptare,” tha z. Ozuni, duke shtuar se temperaturat e larta ndihmojnë në frenimin e virusit, pasi ai nuk reziston gjatë në ekspozim me diellin.Sëmundja, e cila ka pasoja të rënda në sektorin e blegtorisë, është tashmë e pranishme në një sërë qarqesh në vend: Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnje dhe Gjirokastër duke krijuar një hartë të gjerë përhapjeje dhe një nevojë urgjente për masa të shtuara kontrolli

Autoritetet veterinare u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet përkatëse, të raportojnë çdo rast të dyshuar dhe të ndjekin me përpikmëri protokollet e dezinfektimit dhe karantinimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARADA E SHQIPTARËVE/ Kryebashkiaku i New York shfaqet me plis: Duajeni Shqipërinë më shumë se Amerikën
Previous article KONFLKTI IZRAEL-IRAN-SHBA / Ku mund të goditet ekonomia shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT