Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në rrjetin social ‘Twitter’ lidhur me lajmet e fundit se një kamp refugjatësh do të lokalizohet në vendin tonë.
Rama sqaron se Bashkimi Europian nuk ka asnjë plan konkret për të zhvendosur ndonjë nga kampet e refugjatëve në Shqipëri.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri!Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”.
/AlpeNews.al


