• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI PËR GJUHËN SHQIPE NË MAQEDONINË E MADHE/ Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues
Home
Politikë

ALARMI PËR GJUHËN SHQIPE NË MAQEDONINË E MADHE/ Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues

10 December, 2024 s.autor Politikë

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama komenton debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, për të cilin pak kohë më parë kreu i BDI Ali Ahmeti i ishte drejtuar edhe me një letër ku ngrinte alarmin për cenimin e të drejtave të shqiptarëve.

Në një aktivitet me të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, Rama tha se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike

Sipas tij, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por të ushqejë frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve.

Rama: Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve. Në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriu në sistemin e vlerave perëndimore, poltike etike e kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthe juridike që tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si dy kokat e shqiponjë së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtet ndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Nuk u vendos nga Xhaferri dhe Ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës.

Janë kohëra të vështira dhe s’dimë si do i marrin, si ‘mora pushkën mora malit të luftoja për atdhe ku ta dija unë i shkreti që armiku ishim ne’. Unë uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë, si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe e cila është në një kontest të pakuptueshëm për mua në gjykatën Kushtetuese, unë nuk them që udhëheqësit e Gjykatës Kushtetuese e kanë gabim, por mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetare në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve e vullneteve të përkohshme, të partive politike.

Ligji për përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut pritet të shqyrtohet nesër, 11 dhjetor, në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike.

Çfarë është Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Sipas këtij ligji: Shqiptarët kanë të drejtën të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, si edhe dokumentet zyrtare mund të jenë në të dy gjuhët.

Shfuqizimi i ligjit ka të bëjë me të drejtën e përdorimit të gjuhëve në hapësirën publike, një e drejtë e madhe kushtetuese, që shqiptarët e arritën me shumë përpjekje. Ajo u sanksionua në Marrëveshjen e Ohrit me ligj të veçantë. Shfuqizimi i ligjit do të cenonte statusin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel kombëtar. Shqiptarët do të humbisnin disa të drejta të garantuara aktualisht, si përdorimi i shqipes në administratën publike, dokumentacionin shtetëror dhe institucionet tjera zyrtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RËNIA E ASSAD/ Çfarë do të ndodhë me trupat amerikane që janë vendosur në Siri?
Previous article AKSIDENT NË LUSHNJE/ 30-vjeçarja e përplas me automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë i moshuari

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT