Një valixhe e dyshimtë është gjendur nga forcat e Policisë Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fare pak pranë bustit të Papa Françeskut.
Dyshohet se ka lëndë plasëse në brëndësi të saj, por Njësia Anti-Eksploziv ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për çkodimin e saj.
Deri më tani në redaksinë e AlpeNews.al ka mbërritur kjo foto e cila tregon se ku është pozicionuar valixhja e gjetur sot rreth orës 20:00.
Burime të sigurta nga Policia raportojnë se në brendësi të valixhes nuk ka patur lëndë plasëse, ose objekte të rrëzikshme.
/AlpeNews.al


