Spanjë- Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit paralajmëroi javën e kaluar për instalimin në Lleida të mafias ndërkombëtare, veçanërisht shqiptare, serbe dhe marokene, të dedikuara ndaj kultivimit dhe trafikimit të marijuanës, që “përdorin fuqinë punëtore të huaj në një regjim shfrytëzimi afër skllavërisë”.
Burime policore dhe gjyqësore sqarojnë se pjesa dërrmuese janë të ashtuquajturit ‘kopshtarë’, përgjegjës për rritjen dhe ruajtjen e plantacionit, të cilët banojnë aty nëpër çadra.
Po kështu, në burgjet e Katalonjës janë tashmë 172 të burgosur me kombësi shqiptare, prej të cilëve 137 janë të privuar nga liria për trafik droge. Domethënë, 37.9% ndodhen në burgun e Lleidës – një në tre – këtë vit forcat e policisë kanë kryer bastisje të shumta, kundër kultivimit të marijuanës.
Përveç kësaj, Endesa ka zbuluar në gjysmën e parë të vitit, 17 lidhje të paligjshme energjie, që ushqenin plantacionet e marijuanës në rajonet e Lleidës.


