• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI NË ITALI NGA MBIDOZAT E HEROINËS/ Ja sa persona kanë “vrarë” grosistët shqiptarë
Home
Breaking News

ALARMI NË ITALI NGA MBIDOZAT E HEROINËS/ Ja sa persona kanë “vrarë” grosistët shqiptarë

13 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin se është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga mbidozat e heroinës. Shqetësimi është rishfaqur në vitet e fundit dhe nuk po kursen as jetët e adoleshentëve. Vitin e kaluar, në vendin fqinj u regjistruan 148 vdekje nga mbidoza, ndërsa që nga fillimi i 2018-s, të vdekurit llogariten 138.

Mediat italiane shkruajnë se tendenca ka ardhur në rritje në 3 vitet e fundit dhe ka gjasa të rritet më tej. Sipas “Corriere della Sera”, aksi ballkanik luan një rol të rëndësishëm në trafikun e heroinës, që pas Afganistanit vijon me Turqinë. Duke cituar zyrtarë të lartë të karabinierëve, e përditshmja e vendit fqinj shkruan se grupet kriminale shqiptare luajnë një rol kyç në furnizimin e tregut italian me drogën fatale.

Sipas gazetës, grupet shqiptare u përfshinë në zinxhirin e logjistikës së trafikut në fillim të viteve ’90 dhe fusnin në Itali mall 50 për qind të pastër.

“Në ditët e sotme, grosistët e heroinës janë kryesisht shqiptarë, që nuk shpërndajnë gramë, por shesin kile të tëra drogë”, citon gazeta e njohur burime pranë karabinierëve.

Ndërsa në jug të “çizmes” kanë bërë aleancë me grupet kriminale të Kamorrës napoletane dhe mafien pulieze, në disa rajone të veriut kanë gjetur zona autonome dhe furnizojnë vazhdimisht tregjet, duke bashkëpunuar me grupe marokene për shpërndarjen.

Në muajt e fundit, në lokalitetin Rogoredo, ku ndodhet një nga tregjet kryesore të heroinës në Itali, karabinierët e Milanos dhe Monzës shkatërruan dy kanale furnizimi që menaxhoheshin nga shtetas shqiptarë. Ndërsa në shkurt të 2018-s, në Ravena, policia zbuloi një apartament të kthyer në laborator, ku disa shtetas shqiptarë po ndanin dhe paketonin 50 kg heroinë.

Burimet e cituara nga “Corriere”, bëjnë të ditur se lëvizja e heroinës fillon me turqit dhe vazhdon me shqiptarët. Në çdo fraksion të udhëtimit, vlera e drogës rritet. Në kufirin mes Afganistanit dhe Iranit, një kile heroinë vlen 1.200 dollarë, në kufirin me Turqinë kostoja rritet në 11 mijë dollarë, në Turqi shkon në 12 mijë dhe deri në Itali çmimi shkon në 32 mijë. E hedhur në treg, vlera e heroinës trefishohet.

“Me pak fjalë, elita e trafikantëve turq furnizon shqiptarët në rrugën ballkanike”, përfundon shkrimi i “Corriere della Sera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PYESIN NËSE KA KOHË PËR SEKS/ Rita Ora jep përgjigjen e papritur (FOTO)
Previous article "DITARI I ANA FRANKUT"/ Ngjitet për 16 ditë rresht në Teatrin Metropol

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT