Ky djalë që shihni në foto quhet Fabio Bashllari dhe ka humbur.
Sipas informacionit te publikuar ne rrjetet sociale, ai kishte shkuar në Llogara për një udhëtim me miqtë, por i riu nuk është bërë më i gjallë.
Ai u humbi 4 shokëve nga sytë për shkak të mjegullës dhe pavarësisht kërkimeve të dëshpëruara nuk është parë më që nga mbrëmja e djeshme.
Familja dhe miqtë janë në ankth për fatin e 18-vjeçarit nga Vlora dhe kërkojnë ndihmën e të gjithë banorëve.
“Kush e ka parë në zonë, ose ka informacion të kontaktojë në numrin e mëposhtëm: 0686801107
Ju falenderojmë!”, shkruan JOQ.


