• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI i mediave izraelite: Irani gati të sulmojë në 2-3 ditët e ardhshme
Home
Nderkombetare

ALARMI i mediave izraelite: Irani gati të sulmojë në 2-3 ditët e ardhshme

30 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat izraelite vranë një komandant të lartë të Hamasit në qytetin e Jeninit, teksa po kryenin një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar për të tretën ditë.

Njoftimi është bërë publik nga ushtria izraelite. Ushtria izraelite tha se forcat e Policisë Kufitare kishin vrarë Wassem Hazem, i cili ishte kreu i Hamasit në Jenin dhe ishte i përfshirë në të shtënat dhe sulmet me bomba në territorin palestinez.

Metodat e përdorura nga Tel-Avivi në operacionet e fundit ushtarake të Izraelit ka shqetësuar thellësisht Britaninë e Madhe, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike, i cili ripërsëriti kërkesën e tij drejtuar shtetit hebre që “të tregojë moderim, t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe të shtypë veprimet e atyre që kërkojnë të ndezin tensionet”.

Që nga e premtja, 19 palestinezë janë vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor që përfshin qytetet Jenin, Tubas dhe Tulkarem, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë dhe grupeve palestineze.

Ndërkohë, negociatat midis Izraelit dhe Hamasit “po shkojnë drejt kolapsit”. Kjo u deklarua nga një burim anonim i nivelit të lartë nga grupi palestinez për median pro-Hezbollahut Al-Mayadeen, të bërë publik nga Times of Israel. Sipas zyrtarit, takimet e fundit në Katar kanë dështuar të sjellin një përparim në negociata, pasi Izraeli insiston të mbajë një prani në korridorin e Filadelfit, ndërkohë që nuk është i gatshëm të heqë dorë nga vetoja e tij mbi identitetin e 65 të burgosurve palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm për lirim, si pjesë e një zgjidhjeje.

Ndërkohë, sipas mediave libaneze, të raportuara nga mediat izraelite, Irani është gati të sulmojë shtetin hebre “më së shumti në 2-3 ditët e ardhshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE/ Operacion masiv në Marche. 10 të arrestuar, mes tyre shumë shqiptarë
Previous article KONTESIMI I ZGJEDHJEVE NË VENEZUELË/ Ministrat e Jashtëm të BE nuk njohin legjitimitetin demokratik të Maduros

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT