Nisur nga zjarret e fundit në Greqi, ku shumë persona humbën jetën, Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim ku sqaron se Shqipëria nuk kërcënohet nga zjarret këtë verë dhe kjo për faktin se vendi është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme.
“Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
Përveç Greqisë edhe disa vende të Europës si Britania e Madhe apo Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën.


