• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI I IGJEUM/ Rikthehet moti siberian, zonat që rrezikohen nga përmbytjet
Home
Breaking News

ALARMI I IGJEUM/ Rikthehet moti siberian, zonat që rrezikohen nga përmbytjet

9 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rikthehet shiu dhe bora në të gjithë vendin. Në Vlorë për shkak të reshjeve të shiut dhe erës së fortë është ndaluar dalja e anijeve të peshkimit. Edhe trageti i linjës Brindisi- Vlorë mbërriti në port, por pa mundur të ankorohet për shkak të detit të trazuar.

Sipas sinoptikanëve deri në fundjavë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje.

Për shkak të reshjeve me intensitet rrezikojnë për përmbytje qytetet e Shkodrës, Lezhës, Fieri dhe Vlora. Në zonat malore bora pritet të arrijë deri në 50 cm.

Duke filluar nga java tjetër i gjithë vendi do të përfshihet nga i ftohti siberian. Problem mbetet era në det të hapur duke arritur në 75 km në orë.

Ndërsa Instituti IGJEUM ka paralajmëruar përmbytje në zonat e jugut të vendit, në Gjirokastër dhe në Vlorë.

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
——————————————————
Sipas llogaritjeve të IGJEO, gjatë ditës së sotme (e enjte, dt.09) priten reshje me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë territorin. Në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Reshjet priten të dobësohen ditën e nesërme. Ndërsa në fundjavë (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe mesatare në të gjithë qarqet e tjerë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 12 °C
në vendet e ulëta: 7 / 11 °C
në vendet malore: 2 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Scholz, roboti që zëvendësoi kancelaren e përjetshme
Previous article ALARM PËR TË PAVAKSINUARIT! Situata në spitalet COVID, mjekët: Më shumë pacientë të rinj në gjendje të rëndë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT