• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ALARMI I AKSIDENTEVE RRUGORE/ Shqipëria, ndër vendet me vdekjet më të larta në Europë
Home
Ekonomi

ALARMI I AKSIDENTEVE RRUGORE/ Shqipëria, ndër vendet me vdekjet më të larta në Europë

8 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, së bashku me, Bosnjën dhe ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënate  reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqiëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.

Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Europë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnjë Hercegovina me 15.7, Gjerogjia me 15.3 dhe Shqipëria dhe Ukrania me 13.7.

Norvegjia dhe Zvicra, me përkatësisht 2.7 dhe 2.8 kanë rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Europë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.

Rekordin më të keq në botë e ka Afrika me 26.6 vdekje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Azia Juglindore me 20.7, sipas grafikëve që janë publikuar nga Euroneës dhe i përkasin vitit 2016.

 

Aksidentet në Shqipëri për shkak të drejtuesve

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në dhjetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit, ndërsa më shumë se 80% janë për shkak të drejtuesve të mjetit. Për periudhën janar-tetor 2018 janë shënuar gjithsej 168 vdekje nga aksidentet, me një rënie prej 10.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vdekjet më të mëdha janë tek meshkujt, por këtë vit është shënuar një rritje tek femrat  (nga 28 n 33) dhe ulje tek meshkujt (nga 158 në 138).

Në botë, sipas OBSH, shoferët dhe pasagjerët e automjeteve me 4 rrota ishin më të rrezikuarit, duke përbërë 48% të vdekjeve nga trafiku rrugor në 2016-n. këmbësorët janë në vend të dytë, ndërsa përdoruesit e biçikletave janë më të sigurtit me vetëm 5% të vdekjeve të raportuara.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të OBSH, në 2016-n, 24% e vdekjeve ishin nga pasagjerë të automjeteve me 4 rrota dhe 16% të drejtuesve të tyre. Vdekjet e këmbësorëve përbënin 39%, ndërsa dhe çiklistët kanë më shumë mundësi të vriten në rrugë në raport me mesataren globale, në 8% (nga 5% në botë).

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DYZETAT E KATSIFAS/ Nëna e ekstremistit flet me flamurin GREK në dorë: Do të marr hakun. Do VRAS...
Previous article SIPAS SHENJËS SË HOROSKOPIT/ Këto janë filmat që duhet të ndiqni këto Krishtlindje

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT