• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI/ Emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve, ja çfarë po i ndodh Shqipërisë (SHIFRAT)
Home
Sociale

ALARMI/ Emigracioni i lartë dhe rënia e lindjeve, ja çfarë po i ndodh Shqipërisë (SHIFRAT)

12 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emigracioni i lartë dhe rënia e rënia e lindshmërisë po e çojnë popullsinë e vendit në rënie të shpejtë më shumë se sa projeksionet e popullsisë. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT me 1 janar 2008 popullsia e Shqipërisë 2018, rezultoi 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie me 0,2 % krahasuar me 1 Janar 2017.

Struktura e popullsisë sipas gjinisë në 1 Janar 2018 rezulton me 1.438.609 burra dhe 1.431.715 gra. Gjatë vitit 2017, shtesa natyrore e popullsisë (lindje-dekje) është 8.637 banorë, duke pësuar një rënie prej 16,5 % krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2017, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i personave në moshë 0-14 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç) ka shënuar një rënie në krahasim me vitin 2016, nga 26,7 % në 26,0 %.

Raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka pësuar një rritje nga 18,9 % në 19,4 % gjatë së njëjtës periudhë. Raporti gjinor në lindje ka pësuar një rritje, duke shënuar vlerën 110,5 djem për 100 vajza, në vitin 2017, nga 106,9 që ishte në vitin 2016.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie, duke shënuar vlerën 101,3 burra për 100 gra në vitin 2017 nga 102,5 që ishte në vitin 2016. Në vitin 2017, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,0 vjeç.

Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona.

Në vitin 2017, numri i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona.

Popullsia sipas qarqeve Nga përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2018 rezulton se vetëm tri qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u vu re në Tiranë (+25,1 për 1000 banorë), duke u pasuar nga Durrësi (+16,9 për 1000 banorë) dhe Vlora (+2,15 për 1000 banorë).

Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër (-45,3 për 1000 banorë), Dibër (-36,6 për 1000 banorë) dhe Berat (-34,2 për 1000 banorë).

Qarku me moshën medianë më të ulët është Tirana (33 vjeç), ndërsa qarku me moshën medianë më të lartë është Gjirokastra (38 vjeç).

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Transferimi i ri i Miami Heat çmend tregun, fitimet kapin shifra rekord
Previous article (VIDEO) Shtatë vite më parë, Rooney do të shënonte një ndër golat më të bukur në Premier League

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT