• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI/ Çfarë po ndodh me të rejat SHQIPTARE. Nga FOTOKSINA që pi një 12 vjeçare tek… (RASTET)
Home
Ekskluzive

ALARMI/ Çfarë po ndodh me të rejat SHQIPTARE. Nga FOTOKSINA që pi një 12 vjeçare tek… (RASTET)

31 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Duket se “fenomeni” i vethelmimit apo vetvrasjes po shtohet cdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Rastet më të rënda janë sigurisht ato të adoleshentëve shqiptarë.
Disa prej tyre, zgjedhin ti japën tragjikisht fund jetës me doza të rënda ilacesh, duke lënë pas të ardhmen e jetën e tyre.
Rasti më i fundit ishte ai i sotmi ku një 22 vjeçare dyshohet se ka pirë fotoksinë teksa ishte në një dasëm në Shkodër.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ku një 22 vjeçare është gjetur e pajetë në parkingun e një restoranti.

Sipas informacioneve, e reja dyshohet se është vetëhelmuar në afërsi të fshatit Melgushë.

12 vjeçarja vetëhelmohet:
Eshte ndare nga jeta 12-vjecarja nga Vau Dejes, e cila nje dite me pare u vetehelmuar me fotoksine.

Policia vendore e Shkodres raportoi se 12 vjeçarja ishte dhe se ishte derguar nga familjaret ne gjendje te rende shendetesore, por pak ore pasi u dergua ne spital pavaresisht ndihmes se pare nga mjeket ajo nuk ka arritur qe te mbijetoje duke u ndare nga jeta.vetehelmim-fostoksine-11

Tashme eshte hapur nje hetim nga prokuroria mbi kete çeshtje. Lenda qe dyshohet si fotoksine eshte derguar per ekzaminim ndersa organi i akuzes po heton se si ka arritur qe ta siguroje 12 vjeçarja fotoksinen dhe se kush jane pergjegjesit per kete ngjarje te rende.

30 Maj, 16 vjeçarja nga Durrësi vetëhelmohet
Një adoleshente e moshës 16-vjeçare është vetëhelmuar në Durrës.

E reja me iniciale R.L. është vetëhelmuar me fotoksinë në banesën e saj një ditë më parë.

Pasi familjarët konstatuan veprimin e saj, e dërguan në spitalin e Durrësit, dhe pas ndërhyrjes së mjekëve, raportohet se ajo ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen arsyet që e shtynë 16-vjeçaren drejt tentativës për vetëvrasje. Policia informon se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 99 e 22 i Kodit Penal.

Raste të tjera:

Erisa Veizi është 20-vjeçarja e cila e cila i dha fund jetes pas sherreve me të fejuarin.

Ngjarja e rende ndodhi ne nje fshat ne Korçe, ku e reja, eshte vetehelmuar me fostoksine, pas nje debati qe kishte pasur me te fejuarin dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.

 

 

Vetëhelmim nga dashuria: Një adoleshente në Fier i ka dhënë fund jetës së saj, pasi i është mohuar dashuria që kishte për një djalë.

Çeleste Karallambi 17 vjeç, banuese në fshatin Libofshë të Bashkisë së Fierit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine.

E reja 17-vjeçare është gjetur në dhomën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore nga prindërit. Ata kanë ndier se vajza e tyre po rënkonte e qante dhe kanë rendur menjëherë në dhomën e saj.

Aty ata kanë parë se ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin e Fierit. Pavarësisht se mjekët e urgjencës kanë ndërhyrë menjëherë që të mbanin në jetë vajzën, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Duke qenë se e reja kishte konsumuar sasi të madhe fostoksine, brenda pak orësh trupi i saj e kishte përthithur aq shumë sa nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se nga ekspertimi është konkluduar se vdekja e 17-vjeçares kishte ardhur si pasojë e konsumimit të sasisë së madhe të lëndës helmuese tip fostoksinë.

20 vjeç e martuar:  Matilda Prendi, 20-vjeç i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë në shtëpinë e saj. Pas gjetjes nga familjarët, e reja është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
20-vjeçarja ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar helmimit.
Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës.

Vethelmim për një provim: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Lushnjë. Një vajzë vetëm 18 vjeçe është vetëvrarë në shtëpinë e saj, sapo prindërit kanë rënë në gjumë.

Bëhet fjalë për Arjola Muçaj, banuese në fshatin Çermë, Lushnjë.
Policia ka thene se vajza ka pirë një sasi të konsiderueshme ilaçesh rreth orës 1 të mëngjesit të datës 2 mars dhe prindërit e kanë kuptuar vetëm pas disa orësh.

Sapo ata e kanë gjetur janë nisur direkt drejt spitalit, por Arjola nuk ka mundur të mbijetoj. Mësohet gjithashtu se 18-vjeçarja ishte studente ekonomiku në Elbasan.
Shoqja, e cila prej 14 vitesh njihet me të ndjerën, tregon se Arjola në shkollën e mesme në Çermë të Lushnjës ishte më të gjitha 10-ta dhe ëndërronte që të vinte të studionte në Tiranë, por kjo ëndërr nuk iu plotësua dhe Arjola nisi studimet në Elbasan.
Gjithmonë ka qenë një vajzë e ndrojtur dhe prekej shpejt për një fjalë të vogël. Ditën e djeshme më lajmëruan familjarët se ajo ka pirë fotoksinë, pasi kishte ngelur në një provim”, ka treguar shoqja e Arjolës.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salihu harron golin ndaj St.Polten, Bundesliga Austriake "mirazh" për Neustadt
Previous article Darmian pritet të kryejë vizitat mjekësore te Juventus

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT