• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Amsterdami “xhungël urbane”, policia e pafuqishme përballë krimit
Home
Nderkombetare

ALARMI/ Amsterdami “xhungël urbane”, policia e pafuqishme përballë krimit

28 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa bie nata në Amsterdam, disa zona turistike kthehen në një “xhungël urbane” ku policia është e pafuqishme për të trajtuar krimin, dhunën dhe trafikun e drogës. Ky ishte paralajmërimi i Avokatit të Popullit Arre Zuurmond.

“Qendra e qytetit bëhet një xhungël urbane gjatë natës”, tha Arre Zuurmond për gazetën holandeze Trouw.

Më tej ai vijon duke thënë se paratë kriminale lulëzojnë, nuk ka autoritete dhe policia nuk mund të merret më me situatën.

“Droga po shitet hapur nëpër rrugë, zonat e këmbësorëve apo të biçikletave përdoren për gara me makina, ka vjedhje dhe vepra të tjera kriminale”, tha Avokati i Popullit duke përdorur fjalën “kaos” botëror për të përshkuar atë që po ndodh në qytet.

Trafikimi i qenieve njerëzore është bërë një burim i veçantë shqetësimesh për autoritetet vendore. Kjo ka nxitur që të nisen projekte të veçanta që synojnë luftimin e çështjes si dhe uljen e shkallës së përgjithshme të krimit. Sidoqoftë, të gjitha përpjekjet deri tani nuk kanë patur dobi, raporton gazeta, duke cituar vlerësimin e bërë nga gjykata e qytetit të Amsterdamit.

“Problemet thellohen ndërsa vazhdojnë të përhapen në të gjithë qytetin“, paralajmëroi Zuurmond. Veçanërisht ai tërhoqi vëmendjen tek fakti se rreth 2,000 taksi të paligjshëm punojnë gjatë natës.

“Situata e tensionuar është pjesërisht rezultat i politikës qeveritare”, shpjegon Zuurmond. “Qeveria ka stimuluar qëllimisht turizmin pas krizës ekonomike, por ajo ka harruar të marrë masa shtesë të sigurisë”, tha ai.

Në Holandë, rreth 160,000 njerëz janë “të dënuar me vendim të formës së prerë”, por kanë arritur të shmangin dënimin, raporton Trouw, duke cituar të dhënat e ofruara nga bashkia e Amsterdamit.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, më shumë se 12,000 persona nga 160,000 duhet të vuajnë dënimin me burg. Rreth 10 për qind e të dënuarve që i shmangen drejtësisë thuhet se banojnë në Amsterdam, ku ata mund të aplikojnë për një pasaportë të re pothuajse pa asnjë kontroll. Si rezultat, qindra “kriminelë të rrugës” të dyshuar thjesht “zhduken”.

Amsterdami mirëpret 18 milionë turistë çdo vit – më shumë se popullata e përgjithshme e Holandës. Qyteti është goditur kohët e fundit nga një varg incidentesh të dhunshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR ME POLICIN/ Kush është Ylli Luka, 37 vjeçari që PËRPLASI dhe i THEU KËMBËT efektivit (FOTO)
Previous article Altin Sulku do të nxjerrë këngën e re, Noizy e paralajmëron me këtë mesazh: ‘’E din mirë ti…’’

k.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT