Gjendet një valixhe e braktisur tek busti i Papës tek Piramida, e cila dyshohet se ka lëndë eksplozive brenda saj. Në këto momente është bërë rrethimi i gjithë zonës ku po bëhen ekzaminimet e nevojshme.
Forcat anti -eksploziv kanë mbërritur në vendngjarje për të analizuar, nëse kjo valixhe përmban një bombë brenda saj. Por dyshohet se është një valixhe me rroba, që mund ta ketë harruar ndonjë qytetar.


