Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës pasi dyshohet për lëndë eksplozive.
Policia sot në orët e hershme të mëngjesit është parë afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Në këtë pjesë janë vendos shirita të sigurisë dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit. Nga Policia nuk ka informacion zyrtar.