• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM NË BALLKAN/ Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore
Home
Rajon

ALARM NË BALLKAN/ Vuçiç prezanton strategjinë “Serbia 2030” me Kosovën brenda: Do të përdoret arma bërthamore

7 March, 2026 s.autor Rajon

Në fillim e përshëndeti një robot kinez, më pas prezantoi strategjinë kombëtare “Serbia 2030”. Presidenti Aleksandër Vuçiç tregoi hapur oreksin e tij territorial, duke përfshirë dhe Kosovën si pjesë të hartës politike dhe ushtarake të vendit të tij, pavarësisht se pretendoi se nuk kërkon luftë, por vetëm paqe.

“Kushtetuta e Republikës së Serbisë thotë pa mëdyshje se Kosova është një krahinë autonome brenda Serbisë. Kjo është shkruar edhe në Kartën dhe në rezolutën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht nëse disa në botë e pranojnë apo jo. E vetmja zgjidhje për Kosovën është biseda! Pa konflikte apo luftë, por dialogu, dhe vetëm dialogu… Fatkeqësisht, sot nuk kemi partner për bisedime, dëshira e tyre e vetme është dëbimi i serbëve nga atdheu i tyre shekullor. Ne duhet të forcojmë shkollat, spitalet dhe njerëzit tanë si themel të qëndrimit në Kosovë”, tha Vuçiç,.

Vuçiç paralajmëroi vazhdimin e ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës duke konfirmuar se shteti do të mbështesë manastiret dhe kishat. Pavarësisht se deklaratat për momentin e duhur për të bërë një luftë është bërë nga vetë ai, presidenti serb kritikoi raportimet e mediave ndërkombëtare lidhur me alarmin e ngritur për Ballkanin Perëndimor. Vuçiç bëri me dije se Serbia do të ruajë neutralitetin ushtarak dhe pranoi se ka frikë nga NATO.
“Ne gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira me Federatën Ruse, tani kemi marrëdhënie gjithnjë e më të mira me Republikën Popullore të Kinës. Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie të mira strategjikisht dhe taktikisht me vendet e NATO-s, veçanërisht me aleancën, sepse nuk mund të përballojmë më të biem viktimë e sulmeve të tyre”, shtoi Vuçiç.

Presidenti serb dha alarmin se lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj Irani, po shndërrohet në konflikt botëror. Madje paralajmëroi se vatrat e luftës do të shtohen dhe se gjatë përplasjeve do të lëshohen armë që janë përdorur vetëm një herë në histori, duke iu referuar atyre bërthamore.

“Ky është vetëm fillimi i konfliktit. Amerikanët do të shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën ushtarake, iranianët janë njerëz të guximshëm dhe do të luftojnë, por në një moment do të jetë e qartë se forca e kujt është dominuese dhe do të duhet të arrihet një armëpushim. Ky është vetëm fillimi i konflikteve në të gjithë botën”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera, presidenti serb njoftoi krijimin e një ushtrie digjitale, ngjashëm me atë që sipas tij posedon Izraeli, si dhe bëri me dije se shumë shpejt do të hapet fabrika e prodhimit të dronëve të luftës në bashkëpunim me një shtet tjetër, lider në atë sektor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 MARSI/ Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë
Previous article POROSITËN DY VRASJE E TRAFIK DROGE/ SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT