• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARM I KUQ/ Dimë të hamë, por a e di njeri se me çfarë po ushqehemi?
Home
Ekskluzive

ALARM I KUQ/ Dimë të hamë, por a e di njeri se me çfarë po ushqehemi?

15 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Debati që qarkullon këto ditë përsa i përket sigurisë ushqimore dhe cilësisë së ushqimit është një debat i gjërë por që tek e fundit, i prek të gjithë.

Çfarë ushqimesh kemi, çdo ditë, në tryezat tona? Sa të sigurta janë ato? A kontrollohen mallrat e importit? Po produktet BIO, që blejmë nga fermerët? Përse frutat, zarzavatet dhe perimet, sot, nuk kanë atë shijen dhe aromën e viteve me parë? Këto janë bisedat më të zakonshme që hasim në shoqërinë shqiptare çdo ditë, ndërkohë që askush nuk ka një përgjigje konkrete, kur vjen puna tek siguria dhe cilësia.
  
Oriz me krimba

Rrugicat pranë tregjeve të kryeqytetit, por edhe qyteteve të tjera, gjatë orëve të para të ditës e deri në mesditë, janë të mbushura plot me tregtarë ambulantë të cilët shesin produkte të ndryshme, duke filluar nga qumështi, zarzavatet, perimet, vezët dhe bulmeti. Qese të mbushura me ullinj, spinaq, sallatë jeshile, bidonë me qumësht, djathë apo gjalpë, vezë, apo majdanoz , janë disa nga produktet e shumta të cilat mund ti gjesh, me lehtësi, në çdo rrugicë, pranë tregjeve në kryeqytet. Mendojmë se janë BIO, por në të vertetë edhe këtu nuk kemi siguri.
Kujtojmë këtu rastin e domateve të blera në treg, ku qytetari i tmerruar tregoi se pasi i bleu pa se ato ishin të krimbura. Domates i është hedhur një sasi e madhe hormonesh për rritje dhe pjekje, saqë filizat e mbirjes janë zhvilluar ne farat e brendshme të saj.

Por nuk mbaron vetëm me kaq. Ka plot raste kur një kos frutash i sapo blerë në market, i cili duket në rregull edhe nga data e skadimit, rezulton të jetë i mykur brenda. E jo vetëm. Qoftë edhe produkti që blemë më shpesh, siç është sallami që jo pak herë ka dalë  i krimbur.

Megjithatë, këto ditë vihet re se produktet më delikate janë mishi dhe qumështi. Një studim i sapobërë i shoqatës Albanian Food Industry rezultoi në përfundime skandaloze mbi disa prej produkteve kryesore që konsumojmë.

15% e produkteve të kategorisë së mishit kishin një ngarkesë të lartë mikrobesh si dhe ngjyrues E120, përdorimi i të cilit e bën mishin të duket më i freskët.

Po kështu në qumësht (saktësisht në një produkt të tij dhe në një të kosit) është gjetur prania e aflatoksinës, një toksinë e rrezikshme që dëmton mëlçinë dhe bëhet shkaktare e zhvillimit të kancerit.

Edhe qumështi i fshatit është mjaft problematik, kjo sepse proçesi i mjeljes, transportimit apo ruajtjes është jashtë parametrave.

Ndërsa përsa i përket vajit të ullirit, 80% e vajrave që u analizuan rezultuan brenda normës. Pjesa tjetër, ndonëse tregtohej si e tillë, në fakt nuk kishte lidhje me vajin e ullirit.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Walt Disney” blen gjigantin e prodhimit të filmave, “The Simpson” e kishte parashikuar 2 dekada më parë
Previous article Mediat franceze shkruajnë për Shqipërinë, Berisha: Ky titull nuk është parë që nga koha e Enver Hoxhës

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT