• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARM GRABITJESH NË FIER/ 20 raste në vetëm dy muaj, 5 prej tyre vjedhje me mashtrim
Home
Aktualitet
Kronikë

ALARM GRABITJESH NË FIER/ 20 raste në vetëm dy muaj, 5 prej tyre vjedhje me mashtrim

24 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rritet ndjeshëm numri i vjedhjeve në qytetin e Fierit. Mbi 20 raste janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, 6 prej të cilave vjedhje me mashtrim. Një shifër e konsiderueshme kjo, në raport me popullsinë e qarkut.

Të gjitha rastet janë dokumentuar nga Policia e Fierit dhe përfshijnë autorë të grupmoshave të ndryshme. Objekt i këtyre vjedhjeve kanë qenë farmaci dhe biznese të ndryshme në qytet. Sipas avokatit Ervis Goxhaj, faktorët kryesorë që i shtyjnë personat drejt kryerjes së këtyre veprave penale lidhen me kushtet e vështira ekonomike dhe papunësinë. Një pjesë e autorëve rezultojnë gjithashtu përdorues të lëndëve narkotike.

“Shumica e personave që kryejnë veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, kanë probleme ekonomike dhe janë të papunë. Një pjesë e tyre janë përdorues të lëndëve narkotike dhe për shkak të varësisë shtyhen të kryejnë këto vepra për të siguruar të ardhura. Në rastet kur përdoret dhunë apo sende të forta, ligji parashikon dënime më të rënda”, shprehet avokati Ervis Goxhaj.

Përveç vjedhjeve të zakonshme, janë evidentuar edhe 6 raste të vjedhjes me mashtrim, forma më të sofistikuara të veprës penale, ku autorët përfitojnë shuma të konsiderueshme parash duke premtuar kryerjen e veprimeve juridike që në realitet nuk realizohen.

Shqetësues mbetet fakti se në disa raste autorët dyshohet të kenë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së vjedhjes, çka rrit rrezikun për përdorim dhune dhe përbën kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve që bien pre e grabitjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLET PRETENCA PËR REZART TAÇIN/ SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin
Previous article TRAGJIKE NË TIRANË/ Makina përplas 7-vjeçarin dhe e braktis në mes të rrugës, i mituri vdes në spital

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT