• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZON VENECIAN PAS RAPORTIT PËR METËN/ Kryemadhi: Ka pasur udhëtime me valixhe me para drejt Strasburgut
Home
Politikë

AKUZON VENECIAN PAS RAPORTIT PËR METËN/ Kryemadhi: Ka pasur udhëtime me valixhe me para drejt Strasburgut

7 October, 2019 F.autor Politikë

Ndërsa në Kosovë i hoqën me votë liderët e korruptuar të partive të vjetra, në Shqipëri, personazhet kryesorë të politikës vazhdojnë të mbeten personazhe të tillë si Monika Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.

Kryemadhi në një intervistë të dhënë për “ABC News”, ka marrë në mbrojtje të shoqin pas shkeljeve skandaloze të Kushtetutës.

Ajo thotë se presidenti Meta ka zgjidhur gjithnjë kriza në të gjitha rolet që ka pasur, si kryeministër, kryetar partie, kryetar Kuvendi apo president.

“Meta gjithmonë ka zgjidhur kriza shumë të vështira si president, si deputet i thjeshtë, edhe si kryetar partie”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi më tej se kreu i shtetit nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, ndërsa tha se Komisioni i Venecias duhet të tregojë nenin që pretendohet se ka shkelur Meta si president për sa i përket zgjedhjeve.

“Nuk jam këtu për të komentuar Komisionin e Venecias, as për të komentuar presidentin e Republikës, unë do të dëshiroja që Komisioni i Venecias të më tregonte nenin që ka tejkaluar kompetencën presidenti i Republikës dhe të më tregonte dhe nenin, qoftë në Kushtetutë, ose në Kod Zgjedhor, se kush është institucioni që vendos datën e zgjedhjeve.

Me kaq do të isha më se e kënaqur, mjaftojnë këto dy pika”, shtoi ajo.

Kryemadhi theksoi gjithashtu se nëse i hyhet investigimit të çështjes në fjalë, mund të dalin të dhëna të pakëndshme, ndërsa shtoi se vendi nuk ka nevojë për balancë por për qëndrime të drejta.

Sipas Kryemadhit, ka pasur lobime dhe udhëtime të dyshimta drejt Starsburgut, për të korruptuar me valixhe me para, anëtarët e Komisionit të Venecias.

“Unë do të dëshiroja që të mos merreshim fare me këtë gjë, sepse po të hyjmë dhe të diskutojmë në të gjithë investigimin e gjithë kësaj situate, do të na dalë që lobime të ndryshme, apo edhe fluturime të ndryshme nga Tirana drejt Strasburgut, kanë qenë të individëve të caktuar, apo edhe të grupeve të caktuara të interesit.

Mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ata që e kanë bërë një iniciativë të tillë, sepse duke krijuar një raport as mish as peshk, mund të mendojnë që mund të mbajnë një lloj balance.

Sot Shqipëria nuk ka nevojë për balancë dhe të jeni të bindur që pozicionimet e presidentit të Republikës, kanë qenë një shans për zotin Rama, pavarësisht se zoti Rama e sheh në favor të opozitës”, tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALEN POLEMIKAT TEK INTER-JUVENTUS/ Bonucci i jep dorën arbitrit gjatë ndeshjes, tërbohen "Zikaltërit" (VIDEO)
Previous article LOTARIA AMERIKANE/ Ambasada njoftim për aplikuesit për detajin e rëndësishëm në pasaportë

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT