• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZON SHBA/ Berisha: S’mund të blejë dhe shesë më viza, si Kolombi me pasqyra indianët…
Home
Politikë

AKUZON SHBA/ Berisha: S’mund të blejë dhe shesë më viza, si Kolombi me pasqyra indianët…

2 November, 2021 F.autor Politikë

Përpara demokratëve të Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka marrë në dorë dhe kontrollon Partinë Demokratike.

‘Foltorja’, tha Berisha do ta çlirojë PD-në dhe do ta bëjë atë parti sovrane.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se askush nuk mund të shesë dhe blejë me viza demokratët.

“Foltorja jonë ka tmerruar nomeklaturën e narkoshtetit. Bëjnë gjithçka për ta etiketuar, një qytetar nga minoriteti më shkruan një SMS, zoti Berisha këtyre që na vënë etiketa në foltore do t’u thuash që ne që mblidhemi në Foltore jemi burrat dhe gratë e djersës së ballit. Jetojmë me djersën e ballit tonë.

Ndaj dhe ne, PD-në që Edi Rama vendosi ta konfiskojë, ta shndërrojë në shtojnë të partisë së tij, do ta ngremë më fuqishëm se kurrë si opozitë. Dhe do t’i themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush, ai sovranitet qëndron në idealet e qindra e mijëra jetëvbe të sakrifikuar nga diktatura komuniste, burgjeve të shqiptarëve në dikaturë, për besimin te zoti dhe liria.

Nuk mund ta prekë kush sovranitetin, t’i diktojë kësaj partie se kush do të jetë kryetari i saj përveç votës tuaj.

Nuk mund kush të imagjinojë se mund të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët, demokratët dhe demokratet e Shqipërisë.

Kurrë nuk do të ndodhë. Ne do të qëndrojmë si partnerë të denjë të SHBA-së, BE, do të qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË! Nuk ishin vaksinuar kundër COVID, 9 mijë punonjës pushohen nga puna në New York
Previous article NDODH DHE KJO! Shteti europian jep premtimin: Nga 500 euro në muaj për të rinjtë e papunë

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT