• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOI HETUESIT/ DSIK: Anëtari i Gjykatës së Lartë, dyshohet se është i përfshirë me KRIMIN E ORGANIZUAR
Home
Aktualitet
Drejtësi

AKUZOI HETUESIT/ DSIK: Anëtari i Gjykatës së Lartë, dyshohet se është i përfshirë me KRIMIN E ORGANIZUAR

27 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po mban seancën dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

I pranishëm në fillim të seancës ishte gjyqtari vetë i cili deklaroi se do të mbrohej pa avokat. Por pasi trupi gjykues rrëzoi dy kërkesat e tij, njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre komponentë, ai u largua nga salla dhe seanca vijoi pa pranine e tij.

Relatorja nga ana e saj u shpreh se hetimi është bërë vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës.

“DSIK dërgoi një raport me konstatimin se subjekti ka pasakatësi për kontrollin e figurës. Subjekti nuk ka deklaruar kontaktet e papërshtatshme që janë identifikuar. Raporti citon se ka raporte konfidenciale se ka dyshime se është i përfshirë me krimin e organizuar” 

Udhetime me njeri te inkriminuar 

Në vijim të verifikimit të figurës, puna u shtri në verifikimin e rezultateve të nxjerra. Komisioni iu drejtua të gjithë institucioneve që merren me verifikimin e figurës, duke kërkuar informacion të mëtejshme.

Hetimet e KPK kanë konstatuar se subjekti i rivlerësimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është vërtetuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim

Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet.”

 Baballarët e të dyve, kanë tentuar të hapin edhe një biznes bashkë, por nuk është finalizuar. Miku i gjyqtarit është arrestuar në Vlorë pasi është gjetur më armë në makine, e deklaruar si e vjedhur në atë kohë, subjekti rivlerësimit e ka pranuar se e ka marrë vesh që është arrestuar. Bashkë me këtë shtetas, është arrestuar edhe një tjetër person që është mik i Shkëlzen Selimit.

 Nga këto të dhëna, rezulton se ka kontakte me persona të papërshtatshëm. Për këta persona është ngritur edhe një procedim penal në vitin 2013, të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ku ka qenë i përfshirë edhe shtetasi F.D., ky shtetas është referuar nga policia si person i përfshirë në këtë aktivitet. Një pjesë e personave që u hetuan për këtë procedim janë dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa për disa të tjerë kanë vazhduar hetimet. Në vitin 2018, është shënuar si i hetuar edhe shtetasi F.D

ONM: Selimi kontakte me njerez te krimit

“Edhe vëzhguesi ndërkombëtar solli një letër, “ku konstatohet se subjekti i rivlerësimit është përfshirë në kontakte të papërshtatshme me një person për llogari me shtetasin A.I, i përfshirë në krimin e organizuar. Në 2015, ka tentuar të ndërhyjë për këtë shtetas për ekstradimin e këtij shtetasi. Por kërkesa për ekstradim është rrëzuar dhe personi është lënë i lirë”

Gjyqtari kerkon hetim KPK 

Ne fillim te seances Selimi akuzoi KPK se kanë nxjerrë të dhëna hetimore konfidenciale të tij dhe i kanë shitur në një televizion.

Shkelzen Selimi: “Më është bërë me dije përbërja e trupit gjykues, unë kam shprehur konsideratën dhe kënaqësinë për këtë trup gjykues. Por nga disa fakte të ndodhura më vonë më kanë bërë që të mendoja se duhet të bëhet një hetim disiplinor, për KPK pasi kanë dalë të dhëna hetimore kofidenciale, që janë përdorur ndaj meje nga një televizion. Unë dyshojë se këto të dhëna i janë shitur këtij televizioni dhe ka shkuar më tej, ky televizion mund edhe të ketë ndikuar në hetim. Kërkoj të pezullohet seanca dhe do i drejtohem ONM për të kërkuar nisjen e hetimit.”

Trupa gjykuese pasi u tërhoq për vendim e hodhi poshtë kërkesën pasi “kjo seance nuk e pengon hetimin disiplinor”

KPK përqëndroi hetimin vetëm në pastërtinë e figurës të gjyqtarit, dhe kjo u kundërshtua nga Selimi pasi kërkoi që të merren parasysh dhe dy komponentët e tjera.

” Une jam i pranishëm për të ruajtur nderin dhe integritetin tim. Kam gjykuar çështje të një rëndësie të jashtëzakonshme.”

Pas  kësaj Selimi u largua ndërkohë seanca vijoi pa praninë e tij.

Vendimi 

Ne mbyllje te seances degjimore u caktua që vendimi për anëtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi do jepet më 30 korrik ora 09:30.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bienalja e Venecias çelet me muzikën e mjeshtrit shqiptar Admir Shkurtaj
Previous article LORIK CANA FESTON DITËN E LINDJES/ Bashkëshortja e surprizon në këtë mënyrë: Jeta ime...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT