• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Akuzohet se ka përdhunuar kamarieren nga Amerika, ja mesa vite burg dënohet i riu nga Tirana
Home
Aktualitet
Kronikë

Akuzohet se ka përdhunuar kamarieren nga Amerika, ja mesa vite burg dënohet i riu nga Tirana

5 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Një 21 vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, si autori i përdhunimit të një shtetaseje amerikane. Sipas togave të zeza, i pandehuri F.Alushi ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes rreth të 40-tave, rezidente në kryeqytet. Për këtë, ai duhet të vuajë tashmë një dënim me 4 vjet e 11 muaj burg. Procedimi ndaj të riut nisi në dhjetor të vitit 2016.

Ai u kallëzua nga amerikania, e cila pretendoi se ishte zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të. Nga gjykimi u provua se ditën e ngjarjes e dëmtura kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit. Për këtë shkak atë e kishte shoqëruar në shtëpi një mikeshë e saj, si dhe njëri nga kamarierët e lokaleve, i pandehuri Alushi. Kamarieri është kthyer në banesën e saj pas disa orësh. Gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketër kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj.

DENONCIMI

Paraditen e së premtes, në Komisariatin nr.1 është paraqitur një 37-vjeçare me shtetësi amerikane, e cila ka denoncuar një kamerier për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në denoncimin e saj, shtetasja me iniciale L.R. shprehet se të premten, më datë 9 dhjetor, ka dalë në një prej bareve që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, ku ka qëndruar për disa orë.

Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka konsumuar pije alkoolike që ka porositur vetë, por edhe disa gota i janë servirur nga kamerieri me iniciale F.A., i cili, sipas saj, herë pas here i afrohej dhe bisedonte me të.

Në momentin që ka dalë nga lokali dhe është nisur për në shtëpinë ku qëndron në Tiranë, që ndodhet jo shumë larg lokalit ku ajo kishte pirë, ka konstatuar se kamerieri ishte disa hapa pas saj.

Por në kallëzim ajo ka deklaruar se për shkak të pijes, nuk ka ndaluar që të flasë me të, duke vijuar rrugën për në shtëpi. Në momentin që ka hapur derën e apartamentit për t’u futur brenda, i riu është futur me dhunë menjëherë pas saj dhe duke ushtruar dhunë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit nr.1 kanë arrestuar shtetasin F.A., 20 vjeç, pasi dyshohet se më datë 9 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L.R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16 dhjetor te Komisariati nr.1 dhe ka bërë kallëzim.

Në kallëzim pretendohet se, pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas, duke ushtruar dhunë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës./ panorama.com.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Aksident i rëndë. Përplasen dy trena në Dusseldorf
Previous article Luana na prezanton me "bishën e saj", por shikoni kush është e bukura... (Foto)

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT