Derek Chauvin është kthyer në njeriun më të urryer në SHBA këto ditë, pas publikimit të një video ku ai i vendoste këmbën në fyt amerikanit me ngjyrë, George Floyd, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Video shkaktoi zemërim dhe protesta të dhunshme në SHBA, çka bëri që autoritetet ta arrestonin Chauvin për akuzën e vrasjes, ndërkohë që në fillim thjesht sa e kishin pezulluar.
Por telashet për Chauvin nuk kanë fund.
Pas vrasjes së Floyd, bashkëshortja e tij, Kellie, ish-Miss Minnesota, ka vendosur të ndahet nga ai.
Ajo ka depozituar një kërkesë për divorc ditën e premte në gjykatë.
“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd, dhembshuria e saj shkon për familjen e tij, për të dashurit dhe të gjithë ata që janë hidhëruar nga kjo tragjedi,” tha zyra avokatore.(TemA)