• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR VRASJEN E DRITAN LAMAJ/ Arben Frroku kundërshton dënimin e përjetshëm! Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHET PËR VRASJEN E DRITAN LAMAJ/ Arben Frroku kundërshton dënimin e përjetshëm! Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e tij

16 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tetë vjet nga vrasja e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Cuku, drejtësia e tha fjalën e saj.

Bledar Jambelli, porositësi i këtij krimi të urdhëruar për shkak të detyrës që mbante kryepolici, u dënua me burgim të përjetshëm.

Burim i përjetshëm u shpall nga gjyqtari penal Gerd Hoxha edhe për Kristaq Lecin, i cili ndërmjetësoi për atentatin me Mikel Shallarin, që iu premtua 20 mijë euro në këmbim të vrasjes.

Shallari u zbulua nga një kamera sigurie dhe arrestimi i tij u konfirmua nga analizat e ADN-së. Ndërkohë që si një i penduar, ai rrëfeu detaje konkrete duke përfituar uljen e dënimit në tetë vite burg. Por, ndërsa procesi u veçua për të tjerët, drejtësia nuk ia doli mbanë të sjellë në Shqipëri Jambellin, i cili dyshohet se kërkoi vrasjen e kryepolicit pasi ish-drejtori e kishte arrestuar në qytetin e Vlorës kohë më parë.

I arrestuar nga grekët për qëllime ekstradimi, Jambelli njohur ndryshe edhe si Rikardo Muho, shpëtoi nga burgu pasi Gjykata e Lartë greke urdhëroi lirimin. E njëjta procedurë kishte ndodhur më herët edhe me një të dyshuar tjetër, Arben Frrokun, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Pasi u lirua nga Greqia, Frroku u zhvendos në Holandë, prej nga ku kundërshtoi dënimin e përjetshëm. Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e biznesmenit Frroku, që këmbëngul rihapje të procesit.

Frroku u gjet fajtor nga drejtësia për vrasjen e komisarit dhe në fillim të këtij viti, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e ktheu pas dosjen e tij për t’u gjykuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila më herët kishte vendosur ta refuzonte biznesmenin.

Edhe kryekomisari Dritan Lamaj u qëllua në afërsi të shtëpisë së tij, kurse në shkallën e parë biznesmeni Frroku mori pafajësi, një vendim që u rrëzua nga Apeli, i cili deklaroi burgimin e përjetshëm.

Edhe me dënimin e Jambellit me burg të përjetshëm, drejtësia do presë akoma derisa çështja të shkojë të apel dhe vendimi të marrë formë të prer

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DY BRITANIKËVE NGA SHQIPTARI/ Zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’
Previous article VIDEOLAJM/ Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin iranian shtetëror

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT