• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZOHET PËR SPIUNAZH/ Moska refuzon ankesën e gazetarit të Wall Street Journal kundër zgjatjes së kohës së ndalimit
Home
Botë

AKUZOHET PËR SPIUNAZH/ Moska refuzon ankesën e gazetarit të Wall Street Journal kundër zgjatjes së kohës së ndalimit

23 April, 2024 s.autor Botë

Një gjykatë në Moskë e ka refuzuar më 23 prill ankesën e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich kundër zgjatjes së periudhës së paraburgimit deri më 30 qershor.

Gjyqtari i rastit ka thënë se vendimi i 26 marsit për zgjatjen e kohës së ndalimit, “nuk duhet të ndryshohet”.

Gershkovich, gazetar i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, është në paraburgim prej më shumë se një viti në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Deri më tani, atij i janë refuzuar shumë ankesa tjera lidhur me masat e ndalimit.

, 32-vjeçar, shtetas amerikan, është arrestuar në fund të marsit të vitit 2023 në Jekaterinburg, teksa ka qenë në një udhëtim pune.

Autoritetet ruse nuk kanë ofruar të dhëna që mbështesin akuzat e tyre për spiunazh, të cilat Wall Street Journal dhe Qeveria amerikane, i kanë hedhur poshtë.

Ato deklarojnë se Gershkovich ka qenë duke e bërë punën e tij dhe ka qenë i akredituar si gazetar në kohën kur është arrestuar.

Një tjetër shtetase amerikane që po mbahet prej autoriteteve ruse të sigurisë është Alsu Kurmasheva, gazetare e Radios Evropa e Lirë, e cila është arrestuar në tetor të vitit të kaluar në Kazan, dhe akuzohet se ka dështuar që të regjistrohet si agjente e huaj, dhe që ka përhapur informacione të rreme për ushtrinë ruse.

Nëse dënohet, ajo përballet me 10 vjet burgim.

Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat ndaj saj janë hakmarrje për punën që e ka bërë.

Zyrtarët rusë nuk janë deklaruar për mundësinë e lirimit të dy gazetarëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ndonëse vazhdojnë “kontakte të caktuara” për këmbim të mundshëm, diçka e tillë duhet të kryhet “në heshtje të plotë”.

Rusia besohet se është duke kërkuar lirimin e Vadim Krasikovit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani, më 2021, për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian me prejardhje çeçene, i cili ka luftuar me trupat ushtarake ruse në Çeçeni, dhe më vonë ka kërkuar azil në Gjermani.

Kur është pyetur për mundësinë e lirimit të Gershkovichit, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar Krasikovin si person të burgosur prej një vendi aleat të Shteteve të Bashkuara, për “likuidim të një banditi”, i cili supozohet se ka vrarë ushtarë rusë gjatë luftimeve në të kaluarën në Çeçeni./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ 26-vjeçari qëllon me thikë babë e bir
Previous article KAPEN ME 13 KILOGRAM KOKAINË/ Arrestohen dy shqiptarët në Itali. Policia i kapi në një parking nëntokësor teksa…

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT