• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Akuzohet për përdhunimin e adoleshentes/ 55 vjeçari: Histori e sajuar, unë jam me zemër
Home
Aktualitet
Kronikë

Akuzohet për përdhunimin e adoleshentes/ 55 vjeçari: Histori e sajuar, unë jam me zemër

18 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

I akuzuari për përdhunimin e fqinjës së tij të mitur 15 vjeçe ka dalë dje para gjykatës. Seanca në ngarkim të Ligor Bibës, 55 vjeç, është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm nuk kanë qenë asnjë prej familjarëve të tij apo të adoleshentes së përdhunuar. Në seancën për dhënien e masës së sigurisë ndaj 55- vjeçarit, prokurori ka bërë një rend kronologjik të ngjarjes, e cila daton në mars të këtij viti, duke mbajtur bazë dëshminë e vajzës XH. Biba, e cila tani është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Prokurori, duke u mbështetur te dëshmia e së miturës, i kërkoi gjykatës të caktojë ndaj të akuzuarit masën e sigurisë arrest me burg dhe të kalojë gjykimin e kësaj çështjeje në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk është kompetente për shkak të mungesës së seksionit të të miturve.Për shkak të çështjes delikate, u kërkua që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Por, pas akuzave të ngritura nga prokuroria, avokati mbrojtës ka hedhur poshtë gjithçka duke theksuar se 55- vjeçari nuk ka lidhje me një ngjarje të tillë.

Ai ka kërkuar që të konsiderohet i paligjshëm arrestimi në flagrancë i tij dhe të bëhet lirimi i menjëhershëm. Në versionin e tij, avokati i Bibës i konsideroi provat e prokurorisë të pavlefshme, pasi nuk mund të vërtetohet dot as dhuna, por edhe kryerja e marrëdhënies seksuale me të miturën. Mbrojtja është mbështetur edhe te fakti që nëse do të bëhej fjalë për përdhunim, e mitura do të kishte shfaqur tronditje psikologjike, ndërkohë që ajo ka vazhduar normalisht shkollën por edhe sjelljen në familje, duke mos rënë në sy të askujt. Edhe vetë Ligor Biba ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë historinë si të sajuar.

“Jam i pafajshëm. Nuk e di pse e thurën këtë sajesë ndaj meje. Nuk e di çfarë ka vajza dhe nëna e saj me mua, por ato e kanë trilluar të gjithë këtë histori. Kam 3 unaza në zemër, gjendja ime shëndetësore është e rënduar, pasi më ka tronditur kjo histori. Jam i pafajshëm dhe duhet të më lironi”, është shprehur Biba.

Pasi dëgjoi pretendimin e të dyja palëve, gjykata vendosi të lërë në burg Ligor Bibën, mbi të cilin rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, ndërsa çështja do të kalojë për shqyrtim të mëtejshëm në Gjykatën e Korçës në seksionin e të miturve.

Katër ditë më parë, 15-vjeçarja Xh. Biba nga fshati Velçan i Pogradecit denoncoi në polici fqinjin e saj, duke e akuzuar se e kishte përdhunuar tetë muaj më parë dhe si rezultat i kësaj marrëdhënieje ajo mbeti edhe shtatzënë. Ngjarja, sipas dëshmisë së saj, ka ndodhur në muajin mars dhe gjithçka e ka mbajtur të fshehtë deri para pak ditësh, kur u zbulua nga infermieria e fshatit./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPERTI I VIZAVE/ Ja gabimet që NUK duhet të bëni kur aplikoni për Llotarinë Amerikane
Previous article SUPERGOLI KUQEZI/ Taulant Xhaka “bombardon” rusët ne Moske (Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT