• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR NJË SERI VEPRASH TË RËNDA/ Pas shtyrjeve të vazhdueshme, sot seanca e radhës për Emiljano Shullazin
Home
Breaking News

AKUZOHET PËR NJË SERI VEPRASH TË RËNDA/ Pas shtyrjeve të vazhdueshme, sot seanca e radhës për Emiljano Shullazin

19 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot në orën 11:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës në Apel për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurve të tjerë. Në seancën e sotme nuk dihet si do procedohen pasi Etleva Temo, anëtare e trupit gjykues është shkarkuar nga Vettingu. Gjyqi ka hyrë në ngërç për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe sëmurjes së shpeshtë të avokatëve mbrojtës.

Gjyqi ka dy vite që shtyhet në Apel, ndërsa senaca për Shullazin është kthyer në një telenovelë. Në gjykim së bashku me Shullazin janë edhe 4 të pandehurit e tjerë Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja.

Prej nëntorit 2018, procesi gjyqësor ndodhet i bllokuar në gjykatën e Apelit, ku herë për mungesë të gjyqtarëve dhe herë për mungesë të avokatëve, kjo situatë nuk po merr zgjidhje, duke u shtyrë pa fund një ndër proceset më të rëndësishëm që ndodhet në këtë gjykatë. Në seancën e kaluar u shty për shkak të mungesë të avokatëve mbrojtës.

5 të pandehurit që akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Biznesmeni Ylvi Beqja, ka treguar në gjykatë se përmes presioneve dhe kanosjeve të vazhdueshme i ka dhënë Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, shumën prej mbi 560 mijë euro. Por nga kjo shumë prokuroria mundi të faktojë vetëm 5 tërheqje me çek në bankë.

Në nëntor 2018, një trupë gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi, dënoi me 14 vite burg, Emiljano Shullazin, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata e shkallës së Parë, ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRSËRI NË KËMBË"/ Avokati Idajet Beqiri fiton betejën me Covid-19 dhe jep një mesazh: Jeta vazhdon…
Previous article ARRESTOHEN 4 SHTETAS NË TIRANË/ Nga pokeri i paligjshëm tek aksidentet e dhuna në familje

Delo.autor

Postime të ngjashme

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan Aktualitet

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator Aktualitet

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT