• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHET PËR KORRUPSION/ SPAK kërkon të lërë në qeli kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Joka
Home
Breaking News

AKUZOHET PËR KORRUPSION/ SPAK kërkon të lërë në qeli kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Joka

17 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë u arrestua një ditë më parë për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij. Ai ka dalë para gjykatës, ku SPAK kërkon qëndrimin në qeli të tij.

Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë. Joka u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ai mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

Si u zbulua blerja e votave?

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.

PËRGJIMET

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal

Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 100 euro), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.

Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHUROI FITOREN SOUTHAMPTON/ “Shqiptari i parë”, edhe Premier League i gëzohet arritjes së yllit Broja (FOTO)
Previous article "ASGJË NUK NA NDAL"/ Garuesit me kategori të veçantë të Maratonës së Tiranës (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT