• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZOHET PËR KORRUPSION/ Senatori Menendez: Nuk e kam shkelur kurrë besimin e popullit tim
Home
Botë

AKUZOHET PËR KORRUPSION/ Senatori Menendez: Nuk e kam shkelur kurrë besimin e popullit tim

9 January, 2024 s.autor Botë

Senatori Bob Menendez mori fjalën të martën gjatë seancës plenare në Senat për të deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat se ka përdorur influencën e tij për të ndihmuar një sipërmarrës që të merrte një investim nga qeveria e Katarit, si dhe se veproi fshehurazi si lobist i paregjistruar për Egjiptin.

“Nuk e kam shkelur kurrë besimin e publikut. Kam qenë një patriot për (vendin tim) dhe i vendit tim”, tha në një fjalim emocional senatori demokrat, i cili është ndër anëtarët kryesorë të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Duke ngritur tre akuza… i mundësohet qeverisë ta mbajë gjallë në media këtë histori sensacionale, të ‘helmojë’ anëtarët e jurisë dhe të përpiqet të më gjykojë nëpërmjet gjyqit të opinionit publik”, tha ai.

Prokurorët paraqitën padinë në gjykatën federale të Manhatanit më 2 janar, duke e akuzuar Senatorin Menendez dhe bashkëshorten e tij Nadine se kanë marrë flori dhe bileta për të ndjekur një garë të Formula One, në këmbim të ndihmës ndaj sipërmarrësit Fred Daibes për të negociuar një investim prej disa miliona dollarësh për një projekt pronash të patundshme në Nju Xhersi.

Sipas akuzës, Senatori Menendez, i cili ka përfaqësuar Nju Xhersin në Senat që nga viti 2006, ia prezantoi zotin Daibes në qershor 2021 një anëtari të familjes mbretërore të Katarit, i cili drejton një kompani investimesh.

Zoti Menendez u vetëdeklarua i pafajshëm në tetor për përpjekjet për të vepruar si lobist i paregjistruar për qeverinë e Egjiptit dhe për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga sipërmarrës nga Nju Xhersi, për të penguar hetimet që po iu bëheshin atyre nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Senatori përballet me akuza për konspiracion, përfshirë konspiracionin për rryshfet, mashtrim me shërbimet publike, zhvatje, si dhe për aktivitetin si lobist i një qeverie të huaj.

Ai ka mohuar të ketë bërë shkelje dhe u ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje, por sidoqoftë iu desh të largohej nga posti i kryetarit të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, pas njoftimit të akuzave në shtator./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE TË RËNDA/ Persona të armatosur hyjnë brenda studios televizive në Ekuador, marrin peng disa njerëz
Previous article DJALI IU EKZEKUTUA ME SNAJPER/ I njohur me nofkën "buzëderri", publikohet FOTO e Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait

s.autor

Postime të ngjashme

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT