Lavdërim Tufa kërkon të lirohet nga qelia.
Tufa ka depozituar një kërkesë për shfuqizim të mases së sigurise “arrest në burg” dhënë më herët nga Shkalla e Pare e Krimeve te Renda.
Tufa, i dënuar për vrasjen e Mirit te Xhikes, akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.
Kujtojmë se Tufa është shpallur fajtor për vrasjen e Fatmir Ramës (Miri i Xhikës) ish-pronari i “Katodromit”, ngjarje e ndodhur në vitin 2003.
Ndërsa në mars 2015, Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Lavdërim Tufën, i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 burg. Në vendimin e 2015, gjykata kishte lënë si kusht që Lavdrim Tufa të mos kryente asnjë veper penale për 4 vite.
Së fundi ai u arrestua në muain shtator për shkak se dyshohet se ka kanosur një biznesmen.
Pse u arrestua Lavdrim Tufa, 3 vite e gjysëm pasi kishte dalë nga burgu?
Policia e Tiranës në 27 shtator njoftoi për mediat se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan në flagrancë shtetasin Lavdrim Tufa, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.
“Ky shtetas, i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç”, bëri të ditur policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Lavdrim Tufës është gjetur një antiplumb.
Po kështu në gjendje të lirë do të hetohet për moskallëzim krimi, F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë. Po kështu janë shpallur në kërkim, P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.


