36 vjeçari me inicialet Xh.S është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e një lokali.
Sipas Policisë, 36 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, nën efektin e pijeve alkolike, kur ka nxjerr armën në lokalin ku ndodhej dhe ka shtënë në ajër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
I riu akuzohet për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.


