Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u gjet me kallashnikov në banesë. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com S. G., 57 vjeç, banues në Remanic, Berat. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– S. G., 57 vjeç, banues në Remanic, Berat. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg”, njoftojnë uniformat blu.


