Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Farjon Palushin dhe Daniel Manushin.
Farjon Palushi 27-vjeç dhe Daniel Manushi 27 vjeç akuzohen për plagosjen e dy të rinjve, Aleksandër Nikollën dhe Xhulio Velën, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë.
Personat në fjalë akuzohen për “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”. Ndërsa për të plagosurin Aleksandër Nikolla i arrestuar për moskallëzim krimi, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje”.
Të rinjtë para togave të zeza janë shprehur se konflikti ka qenë për shkaqe banale. Njëri nga autorët është shprehur se arma e zjarrit nuk ishte e tyre por e kishin marrë nga personat me të cilët ishin zënë.
Kujtojmë që në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, Palushi me Manushi qëlluan me armë dhe lan të plagosur, Nikollën dhe Velën.


