• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHEN PËR KORRUPSION/ Kush janë tre gjyqtarët e Apelit që rrefuzojnë të paraqiten pranë organit të akuzës
Home
Aktualitet
Drejtësi

AKUZOHEN PËR KORRUPSION/ Kush janë tre gjyqtarët e Apelit që rrefuzojnë të paraqiten pranë organit të akuzës

6 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit refuzojnë të paraqiten në ambjentet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon ti komunikojë akuzat e korrupsionit. Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, janë thirur disa herë nga prokuroria për t’u paraqitur dhe njohur me akuzën, por në asnjë rast mësohet se ata nuk janë paraqitur, duke e shtyrë në kohë këtë proces procedurial.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria të dërgojë dosjen në ngarkim të tyre në gjykatë e Krimeve të Rënda, duke kërkuar gjykimin e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës për akuzën e korrupsionit. Gjyqtarët e gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre. Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Pezullimi nga KLD

Tashmë emrat e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës janë shënuar në rregjistrin e personave nën hetim. Në shkurt 2018 Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin e tyre nga detyra, pasi tre gjyqtarët janë nën hetim. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë në dosjen hetimore kundër tyre është administruar përgjigjia e autoriteteve Spanjolle, se nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i shtetasit Namik Sadiku, i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët,ata kanë qëndruar në ambjentet e një hoteli në Spanjë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin “El Clasico” mes Real Madrit dhe Barcelonës. Është vërtetuar thotë prokuroria se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Ndërkohë në kërkesën e saj prokuroria shton se dhe shpenzimet e tjera si bileta e udhëtimit dhe bileta e hyrjes në stadium, ka dyshime jtë forta se është paguar nga shtetasi Namik Sadiku.

Nisur nga kjo situatë dhe krijimit të dyshimit të arsyeshëm, pak ditë më parë prokuroria i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të apelit Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Refuzimi nga shkalla e parë

Por gjyqtari Luan Hasneziri nuk pranoi kërkesën Prokurorisë për Krime të Rënda, duke mos caktuar masën e sigurisë “pezullimin nga detyra” të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Durrës të dyshuar për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.“Shqiptarja.com” mëson se në vendim, gjyqtari Hasneziri pranon faktin se tre gjyqtarët e Apelit Durrës kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës dhe pagesën e qëndrimit në hotel që është bërë nga Fatjon Pula, por argumenton se kjo nuk krijon bindjen se jemi përpara faktit të dyshimit të arsyeshmëm për një aferë korruptive, që do të binte gjykatën për të vendosur pezullimin e tyre nga funksioni i gjyqtarit.

Nga ana tjetër prokuroria thotë se gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Apelit po procedon me standard të dyfishtë për sa i përket termit “dyshim i arsyeshëm”, pasi në raste të ngjashme analoge, ka vendosur pranimin e kërkesave duke caktuar masën e “arrestit në burg”.

Letërporosia nga Spanja

Në gjykatë mësohet se prokurori ka depozituar si provë dëshminë e punonjësve të hotelit që kanë thënë se gjyqtarët nuk kanë bërë asnjë pagesë vetë. Por të pyetur në prokurori për këtë çështje tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, mësohet të kenë pohuar se kanë paguar cash në hotel. Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012. Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 12 arsye pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja
Previous article Kreditë e këqija zbresin më tej, në 13.46 për qind të totalit

Redaktor2

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT