• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZOHEN PËR KEIME ZGJEDHORE E FALSIFIKIM…/ Gjykata e Elbasanit liron nga qelia shefin e zjarrfikëses Cërrik dhe 4 zyrtarët e tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

AKUZOHEN PËR KEIME ZGJEDHORE E FALSIFIKIM…/ Gjykata e Elbasanit liron nga qelia shefin e zjarrfikëses Cërrik dhe 4 zyrtarët e tjerë

3 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia drejtorin e zjarrfikëses në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç, dhe 4 personat e tjerë të arrestuar tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ndaj tyre është caktuar masa arrest shtëpie.

Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik. Prokuroria i akuzon se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut. Ndaj pesë personave të arrestuar ka dyshime edhe për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon angazhimin e punonjësve të administratës.

Sipas burimeve nga prokuroria e Elbasanit, hetimi ka nisur disa muaj më parë. I akuzuar në këtë çështje është edhe shtetasi me iniciale K.V, ndaj të cilit u vendos më herët masa “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Shefi i zjarrfikëses së cërrikut, Artjon Taçi është arrestuar edhe më parë nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai ra në pranga më 19 janar 2023, në qytetin e Cërrikut me akuzën “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, pasi u ndalua nga policia dhe ju bë testi i alkoolit, ku rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TEK FAKULTETI EKONOMIK/ Makina përplas vajzën tek vizat e bardha në Tiranë
Previous article "JEMI SUPER KËNAQUR..."/ Klea Huta merr djalin 2100m mbi nivelin e detit

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT