19-vjeçari Xhovalin Baco, pjesë e grupit të strukturuar që kultivonin kanabis u arrestua nga policia e Vlorës 7 muaj pasi ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar masën “arrest me burg” për Bacon.
Ai së bashku me gjashtë shtetas të tjerë të arrestuar në fillim të tetorit, kujdesej për kultivimin e kanabisit në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë të Vlorës.
Në përfundim të operacionit të tetorit u asgjësuan 7500 bimë kanabis, të mbjella në gjashtë vende të ndryshme.


