• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
AKUZAT PËR PËRDHUNIM NDAJ RONALDOS/ “FAJIN” e ka kombëtarja shqiptare
Home
Futboll

AKUZAT PËR PËRDHUNIM NDAJ RONALDOS/ “FAJIN” e ka kombëtarja shqiptare

6 October, 2018 Isa.Autor Futboll, Sport

Po po, e keni lexuar mirë. Edhe kombëtarja shqiptare “ka gisht” në ngjarjen e rëndë të akuzave për përdhunim që janë ngritur kundër Kristiano Ronaldos së fundmi. Ka qenë një ndeshje e kombëtares shqiptare të futbollit ajo që mund të ndryshonte komplet historinë në vitin 2009, sipas asaj që Vip Sport ka mësuar nga persona të cilët kanë shoqëruar portugezin pak ditë para se të ndodhnin ngjarjet në SHBA.

Ndoshta nuk ju kujtohet, por më pak se një javë nga ngjarja, më 6 qershor të atij viti, Ronaldo gjendej në vendin tonë. Ai ishte pjesë e Portugalisë që luajti në “Qemal Stafa” ndeshjen kundër Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010. Portugalia përballej me një situatë të vështirë, pasi i duhej medoemos fitorja, të cilën arriti ta merrte në mënyrë dramatike në minutat shtesë. Hugo Almeida dhe Erjon Bogdani kishin shënuar brenda dy minutash në pjesën e parë, por suksesi 2-1 i portugezëve erdhi falë golit të Bruno Alvesh në minutën e 93-të.

Ai sukses rihapi shanset e Portugalisë për kualifikim dhe më vonë i mundësoi që të shkonte në play-off e priste biletën për Botërorin 2010. Por nëse Alvesh nuk do të shënonte atë gol, situata do të ishte krejt ndryshe dhe Ronaldo nuk do të udhëtonte drejt SHBA. Në fakt, VIP Ssport ka mësuar se vendimi për të shkuar në Las Vegas për të filluar pushimet, u mor atë natë, menjëherë pas ndeshjes.

“Para ndeshjes ishte vendosur që nëse fitonte përfaqësuesja portugeze, Ronaldo do të ishte i lirë të largohej. Në të kundërt, me çdo rezultat tjetër, për çështje imazhi ai do të udhëtonte me pjesën tjetër të ekipit për në Estoni, për të luajtur miqësoren e planifikuar më 10 qershor e më pas të kthehej në Portugali, për të evituar acarimin e tifozëve të cilët ishin të pakënaqur me luzitanët që drejtoheshin nga Kueiroz”, tregon për Vip Sport një nga pjesëtarët e stafit shqiptar që ka shoqëruar Portugalinë gjatë ditëve të qëndrimit në kryeqytetin shqiptar.

“Pas ndeshjes në “Qemal Stafa”, përfaqësuesit e federatës portugeze lajmëruan Ronaldon se mund të largohej dhe në hollin e hotelit në kryeqytet, një prej tyre prenotoi biletën e udhëtimit për në SHBA, duke rregulluar nisjen veçmas të tjerëve në Rinas të nesërmen, ndërsa ekipi do të udhëtonte drejt Estonisë. Ai u largua vetëm me një çantë të vogël dore, çdo bagazh tjetër ia la ekipit që t’ia dërgonin në Portugali”, shpjegon i njëjti burim.

Më pas historinë e dini të gjithë si vazhdon. Më 12 qershor 2009 Ranaldo fotografohet në Las Vegas në shoqërinë e modeles Kethrin Majorga, e cila tashmë pretendon se në atë datë, portugezi e ka përdhunuar në një dhomë hoteli. E vërtetë apo e gënjeshtërt nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ajo minuta e 93-të e ndeshjes me Shqipërinë mund të ndryshonte gjithçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË VRISNIN NJËRI-TJETRIN ME PISTOLETË/ Arresohet një rumun dhe një shqiptar në ITALI
Previous article NUK NDALET DHUNA NË FAMILJE/ Rrihte KEQ çdo ditë GRUAN. Fieraku e pëson kur…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT