Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndaj tij rëndojnë 10 akuza për krime lufte. Para gjykatësit Thaçi tha se “i hedh poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij”. Ndërkohë që avokati tha se mbrojtja nuk është njoftuar në kohë.
Hashim Thaçi, që ishte një prej figurave kryesore të UÇK-së, udhëtoi për në Hagë më 5 nëntor 2020, kur edhe u publikua aktakuza ndaj tij, për krime të pretenduara të luftës. Një ditë pasi udhëtoi për në Hagë, hetuesit e Speciales në bashkëpunim me zyrtarë të EULEX-it bastisën shtëpinë e tij në Prishtinë.
Thaçi, deri një javë më parë mbante postin e presidentit të Kosovës nga i cili dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.


