• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
AKUZAT PËR KOSTON E RRUGËS/ Reagon Ministria e Infrastrukturës: Milot-Balldren kanë këto procedura që…
Home
Ekonomi
Portret

AKUZAT PËR KOSTON E RRUGËS/ Reagon Ministria e Infrastrukturës: Milot-Balldren kanë këto procedura që…

25 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Referuar publikimeve në media rreth procedurës së hapjes së garës për dhënien me koncesion partneritet publik/privat për “Ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron sa vijon: 

Vlera e shënuar në relacionin e Buxhetit të Shtetit përfaqëson vlerën e parashikuar të kostos së ndërtimit të kësaj rruge në momentin kur është paraqitur idea. Ndërkaq, vlera e vendosur në fondin limit të hapjes së garës për këtë koncesion është 20.1 miliard lek dhe përfshin brenda saj edhe ndryshimet që ka pësuar projekti për ‘Ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”.

Konkretisht, projektit i janë shtuar krahasuar me atë fillestar sa vijon:

1. Ndërtimi i rrugëve sekondare që nuk ishin parashikuar në variantin e parë por të konsideruara të domosdoshme.

2. Sjellja në parametrat e kategorisë A të aksit ekzistues si dhe përmirësimi i nivelit, shtimi edhe i korsive të emergjencës në këtë aks.

3. Rikonstruksioni i  dy urava ekzituese mbi lumin Drin dhe Mat si dhe i të gjitha veprave të artit për ti sjellë edhe ato në parametrat e kësaj kategorie rruge. 

4. Përmirësimi i parametrave të rrugës në zonën kënetore nga Ura e Drinit deri në hyrje të tynelit dhe i të gjitha nënkalimeve  që i shërbëjnë komunitetit. 

5. Ndriçimi i të gjitha nyjeve hyrëse dhe dalëse që nuk ishin parashikuar në variantin e parë. 

6. Përmirësimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale në rrugën ekzistuese sipas Kodit të Bashkimit Europian për rrugë të kategorisë A

Kosto e parashikuar në fondin limit të hapjes së procedurës përfshin kryerjen e një pakete ndërhyrjesh të reja krahasuar me variantin fillestar ndaj dhe shuma ndryshon nga ajo e shënuar paraprakisht në relacionin e Buxhetit të Shtetit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë garanton median dhe opinionin publik se për secilin projekt të Partneritetit Publik Privat në fushën e infrastrukturës rrugore do të merret kompani e huaj e specializuar për të kryer supervizimin dhe çertifikimin e punimeve dhe kostove përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Më në fund Aris prezanton mesfushorin Migjen Basha (VIDEO)
Previous article Formacionet zyrtare/ Kukësi-Karabak: Sakrifikohet Donjet Shkodra, Agolli e nis titullar

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT