• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR EVAZION/ Trump i përgjigjet shkrimit të “New York Times”: Gjithçka filloi…
Home
Nderkombetare

AKUZAT PËR EVAZION/ Trump i përgjigjet shkrimit të “New York Times”: Gjithçka filloi…

4 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump nuk ia vonoi përgjigjen shkrimit të “New York Times” ku presidenti amerikan akuzohej se ka përdorur metoda të dyshimta për t’iu shmangur taksave, duke përfshirë këtu dhe mashtrimin tatimor për të rritur ndjeshëm pasurinë e tij që e filloi me para të dhuruara nga prindërit.

Gjëra të vjetra, të mërzitshme dhe të dëgjuara më parë, shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në profilin e tij në Twitter. Duke iu referuar gazetës si “New York Times-i“ i dështuar, Trumpi nuk mohoi haptazi faktet e paraqitura ne raport ku thuhej se paratë e bëra në vite me pasuri të patundshme vinin nga skema taksash qe nuk dihet sa janë të ligjshme.

Manjatit i pëlqen ta përshkruajë veten si njeri që e ka krijuar vetë suksesin financiar, duke thënë se e filloi gjithçka me një kredi relativisht modeste prej 1 milion dollarësh nga i ati dhe pastaj e ngriti pasurinë me anë të investimeve dhe marrëveshjeve fitimprurëse.

Artikulli mjaft i detajuar ndërkohë tregonte se përfitoi rreth 413 milionë dollarë nga babai i tij, Fred Trump, i cili filloi t’u kalonte para fëmijëve që kur ishin të vegjël. Ata edhe sot madje vazhdojnë të marrin të ardhura nga pasuritë e paluajtshme të të atit.

Gazeta thotë se Trump krijoi një skemë për të ulur vlerën në letër të pronave të patundshme që zotëronte, në mënyrë që të bënte zbritje të ndjeshme në faturën tatimore. Shtëpia e Bardhë reagoi lidhur me akuzat duke thënë se besueshmëria e “New York Times” dhe e mediave të tjera për popullin amerikan është më e ulëta e të gjitha kohërave, sepse ato e kanë fiksim sulmin ndaj presidentit dhe familjes së tij ne vend që të raportojnë lajme.

Gazeta thotë VOA, e bazon shkrimin e saj në intervista me ish-punonjësit e zotit Fred Trump dhe në më shumë se 100,000 faqe dokumente, përfshirë taksat personale të zotit Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANJANI DEL KUNDËR METËS/ Shqetësuese deklarata e tij, s’ka pse të fshihet pas Gjykatës Kushtetuese
Previous article Zbuloni disa mënyra si të largoni njollat e manikyrit

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT