• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR DËFTESAT/ Nikolla: Do t’i shkoj çështjes deri në fund. Për kostot e vonesave do paguaj edhe unë
Home
Shqipëri

AKUZAT PËR DËFTESAT/ Nikolla: Do t’i shkoj çështjes deri në fund. Për kostot e vonesave do paguaj edhe unë

21 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shpjeguar me detaje se çfarë ka ndodhur me dëftesat e klasës së nëntë, në momentin kur ato u printuan fillimisht.

Ministrja Nikolla sqaroi se për shkak të një defekti teknik, këto dëftesa rezultuan me probleme.

Por fill pas konstatimit të problemit ato u tërhoqën, dhe tashmë nxënësve po u shpërndahen dëftesat e sakta.

Sa i takon kostove pas një gabimi të tillë, ministrja Nikolla nuk ngurron të marrë përgjegjësinë, duke u shprehur se do të paguajë pjesën e saj.

Sakaq, ministrja e Arsimit i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Luciano Boçi, duke u shprehur se tenderi për dëftesat është kryer sipas procedurave ligjore.

Nikolla theksoi se do të ngrejë padi ndaj deputeti Boçi, lidhur me akuzat ndaj saj.

“Nuk është vetëm seanca e parë për fat të keq ku bëhen akuza. Kam qenë në disa seanca dëgjimore, ku vetëm dëgjim nuk ka. Është e trishtë, edhe për faktin se në krye të komisionit është një zonjë që duhet të performonte shumë më mirë se një zotëri. Sa i takon akuzave të Luciano Boçit, do të them se ajo që unë jam e vendosur për t’i shkuar deri në fund është kundërvënia ndaj një kulture të keqe që po zë vend në Shqipëri, “Fol, fol, se diçka në fund do të mbetet”.

Boçi lidhte një defekt teknik, vetëm me dëftesën e klasës së 9, duke e lidhur me faktin se ministrja e Arsimit po abuzon me tenderin.

Ne sapo e konstatuam problemin kërkuam tërheqjen e tyre. Padyshim që edhe unë marr pjesën time të përgjegjësisë për këtë gabim. Është një kosto prej 1 mln lekësh të vjetra që do ta ndajë ministri së bashku me komisionin që duhet ta monitoronte, dhe ta kalonte në lupë. Tashmë dëftesat po shpërndahen në shkolla, dhe po ecën sipas programit. Ndërkohë që është pjesa tjetër që unë do t’i shkoj deri në fund, është ajo që thotë Boçi. Sipas tij tenderi nuk është bërë, po realizohet nga Ministria e Arsimit, dhe është ministrja ajo që po zgjedh tenderin e radhës. Kjo është e turpshme. Unë ia kam thënë edhe z.Boçi që do t’i shkoj deri në fund. Do ngre padi për këto akuza”, u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘’Ty po të han e spo gjen derman’’, Uindi Haxhia nxehet KEQ me komentuesen: Katunare...
Previous article Mourinho bën gati 70 milionë euro për qendërmbrojtësin e Anglisë…

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT