Pas akuzave të PD, ku thuhej se “Shkolla e Magjistraturës është vënë në shërbimin politik të Edi Ramës për të ndikuar vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rrëzuar një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi”, ka reaguar Magjistratura.
Në një deklaratë thuhet se testimi i ndihmësve ligjorë bëhet në transparencë dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore, duke shtuar se rezultatet do të shpallen në datën 14 maj 2018, në orën 10:00, raporton News 24.


