• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT NGA ISH OFICERI I POLICISË/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për çështjen
Home
Breaking News

AKUZAT NGA ISH OFICERI I POLICISË/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për çështjen

27 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pasi polici i Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu deklaroi të ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist në Fushë-Krujë Rrahman Rraja, por edhe pasi dolën të dhëna të reja në lidhje me vajzën që thuhet të jetë keqtrajtuar e djegur me cigare në trup, Prokuroria e Tiranës nis hetimet.

Organi i akuzës siç raporton gazetari Arsen Rusta për Report Tv pritet të hedhë dritë nëse janë të vërteta akuzat e artikuluara prej tij që një grup me 10 persona, mes tyre vetë deputeti Rrraja, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi por ehde deputeti Taulant Balla kanë shkuar ta kërcënojnë në komisariat. Ai madje thotë se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë.

Pikërisht në lidhe me këtë histori pritet të hetojë Prokuroria e Tiranës. I përmendur nga Nuhu, deputeti Taulant Balla mohoi një ditë më parë çdo akuzë dhe tha se ditën për të cilë ne akuzon polici ndodhej në aktivitete të tjera të PS-së. Po sot edhe deputeti Rrahman Rraja e kryebashkiaku Artur Bushi mohuan të kenë qënë në mesin e 10 personave që kërcënuan policin, tashmë në arrati.

Sipas Rustës, prokuroria pritet të sekuestrojë regjistrat e veprimtarisë së tre institucioneve, fillimisht komisariatit nr. 3 në Tiranë ku Xhisela ka shkuar të bëjë kallëzim, i cili e ka dërguar drejt Fushë-Krujës. Po ashtu regjistrat e komisaritatit të Fushë-Krujës ku ka depozituar kallëzim, e më pas e ka tërhequr me pretendimin se ishte sqaruar me djalin e deputetit si edhe denoncimi i tretë pranë Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës.

A është e vërtetë historia që ajo tregon? A është përdhunuar Xhisela dhe po kërcënohet apo e ka trilluar vetë të gjithë historinë? Këto dhe të tjera pikëpyetje në lidhje me rastin pritet të zbardhen.

Një ditë më parë në një intervistë për Report Tv, Xhisiela ka deklaruar se askush nuk e ka kërcënuar të tërheqë diskutimin. Ajo thotë se është takuar me ish të dashur dhe është sqaruar. Vajza tha po ashtu se ditën kur ajo ka qenë në komisariat nuk ka qënë as deputeti Rraja dhe asnjë person tjetër publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA NDAJ SEVILIAS/ Marselo: Jam dëmtuar, por humbja dhemb më shumë
Previous article HEROI I SFIDËS/ Portieri denoncon sjelljen e shëmtuar: Askush nuk na...

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT