• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT NDAJ XHAFAJ/ Erion Braçe: Është sulm i mafiozëve. Nuk e duan pasi ai ka rekorde suksesi kundër …
Home
Shqipëri

AKUZAT NDAJ XHAFAJ/ Erion Braçe: Është sulm i mafiozëve. Nuk e duan pasi ai ka rekorde suksesi kundër …

15 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deputeti socialist, Erion Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga sa u raportua në media më herët, pasi dy deputetët u filmuan pranë ambienteve të Ministrisë.

I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetjen e socialistëve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrën e tij. Ai sqaron se me Ballën kanë inspektuar punimet në sheshin “Skënderbej”.
Duke komentuar akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, Braçe tha se Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi nëse dikush në fisin e tij nuk respekton ligjin. Ai theksoi se Xhafaj po sulmohet nga mafia duke etiketuar si të tillë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar të cilët po i pret Vettingu.

“Nëse ti e respekton ligjin, por s’e respektojnë disa në fisin tënd kjo është banale, si në kohën e Enver Hoxhës kur sajoheshin prova. Xhafaj duke qenë njeri i ligjit po sulmohet drejtpërdrejt nga mafia. Mafia kështu sulmon. Kush është mafia në këtë rast? Është amalgamë shumë e qartë për mua, s’e di për prokurorinë, është një grusht politikanësh të korruptuar në bashkëpunim të qartë dhe kësaj radhe është evidente me gjykatës dhe prokurorrë të korruptuar që janë nën rrezikun e reformës në drejtësi dhe kriminelë ordinerë.

Këta po bashkëpunojnë në mënyrë të qartë. Synojmë të rrëzojnë legjitimitetin e Reformës në Drejtësi. Po rrëzohet pushteti real i mafies që për 8 vite në këtë vend ka vrarë, trafikuar jo hashash, por ky i fundit i Arbri-Garden është i fundit, por janë disa episode ku janë trafikuar drogat më të forta. Kjo mafie nuk ka vetëm ngjyrë, por ka edhe emra. Beteja me mafien është e një maxhorance të tërë.

Në krye të këtij sulmi është Sali Berisha me të gjithë onturazhin e tij. Është sulm i drejtuar direkt nga Sali Berisha dhe është sulm i qartë mafioz, kriminale mbi Reformën në Drejtësi. Arsyeja? Humbja e pushtetit real që ka pasur. Po të dojë Sali Berisha ia provoj edhe në sy.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gëzimi i mbrojtësit Fagner dhe familjes së tij kur mësuan ftesën për në Botëror (VIDEO)
Previous article Facebook bën një tjetër skandal, zbulohen të dhënat personale të 3 milion përdoruesve…

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT