• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Akuzat ndaj Tahirit/ Ja si i komentojnë, Doshi, Hysi dhe Kodheli
Home
Shqipëri

Akuzat ndaj Tahirit/ Ja si i komentojnë, Doshi, Hysi dhe Kodheli

18 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Politikë, Shqipëri

Një ditë pas publikimit të dosjes së drejtësisë italiane të trafikantëve të drogës “Habilaj” ku përmendet edhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, socialistët janë të ndarë në dy grupe: ata që heshtin, dhe ata që ja kalojnë stafetën drejtësisë. Kategoria e të heshturve nuk përjashton as deputetët me eksperiencë e as ata më të rinj.

Ndër të tjerë, ka nga ata që besojnë tërësisht tek pafajësia e kolegut të tyre Tahiri, e po ashtu, edhe nga ata që janë më afër qëndrimit të Edi Ramës, e nuk mbajnë anë, por presin të flasin organet kompetente.

“Unë besoj por t’ia lemë drejtësisë”, tha Vasilika Hysi. “Besoj tek drejtësia, duhet të besoj tek drejtësia, po luftojmë ta bëjmë këtë të mundur”, Tha Mimi Kodheli. “Akuza kanë të gjithë politikanët, por kur të fillojë procesi do e shohim a është fajtorë apo jo”, tha Tom Doshi.

Taulant Balla i mblodhi të gjithë deputetët socialistë që ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit, kryesisht ata që janë anëtarë të komisionit të ligjeve për tu dhënë instruksionet e menaxhimit të situatës. I pyetur nga deputetët e komisionit të ligjeve se çfarë qëndrimi do të mbante Balla mësohet t’ju ketë thënë “Ju jeni juristë. Mbani qasje juridike ndaj çështjes. Ne nuk pozicionohemi e nuk mbajmë anë”.

Vetë Saimir Tahiri nuk u duk sot në ambientet e Kuvendit, edhe pse është anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe ky komision kishte mbledhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pesë gjëra që duhet t’i mbani gjithmonë sekret
Previous article Shkoi në pub, dhe njeh princin e vërtetë

Redaktor2

Postime të ngjashme

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut Aktualitet

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT