• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT/ Kjo foto shkakton “furtunë” reagimesh për ish/zv-presidentin amerikan
Home
Nderkombetare

AKUZAT/ Kjo foto shkakton “furtunë” reagimesh për ish/zv-presidentin amerikan

2 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, një sfidues i mundshëm demokrat për presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020, mohoi të dielën se ai “veproi në mënyrë të papërshtatshme” përballë akuzave të një ligjvënëseje të Nevadës se ai papritur i preku shpatullat dhe i puthi flokët në një tubim të vitit 2014.

Lucy Flores, ish-kandidate demokrate për guvernatore në shtetin e Nevadës, e kujtoi incidentin në CNN duke thënë se “krejt papritur Joe

Biden vuri duart mbi shpatullat e mia, u afrua shumë afër meje nga prapa, më preku flokët dhe pastaj më puthi lehtë në krye të kokës”.

Ajo e quajti momentin “tronditës” duke shtuar, “Njeriu nuk e pret atë lloj intimiteti nga dikush aq i fuqishëm me të cilin thjesht nuk ka asnjë marrëdhënie.”

Zoti Biden tha: “Në vitet e mia të shumta në fushata dhe në jetën publike, kam ofruar shumë shtrëngime duarsh, përqafime, shprehje dashurie, përkrahjeje dhe ngushëllime, por asnjëherë – kurrë – nuk kam besuar se kam vepruar në mënyrë të papërshtatshme. Unë e bëra këtë, do ta dëgjoj me respekt, por nuk ishte qëllimi im.”

Sondazhet tregojnë se 76-vjeçari Biden kryeson një listë të gjatë të demokratëve që kërkojnë emërimin e partisë për të kandiduar kundër zotit Trump për postin e presidentit, por Joe Biden ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij edhe pasi ka mbajtur fjalime të shpeshta në mitingjet e fushatës në javët e fundit.

Ai ka kërkuar dy herë pa sukses emërimin si kandidat demokrat presidencial, përpara se të shërbente për tetë vjet si zëvendës-president nën ish-presidentin Barak Obama, duke përfunduar në fillim të 2017-ës.

Ndërsa ndodhet në prag të shpalljes së mundshme të kandidaturës për president, zoti Biden është përballur me pyetje të reja në lidhje me vëmendjen e publikut ndaj grave në mjediset publike gjatë viteve dhe veçanërisht trajtimit të Anita Hillit në vitin 1991 kur Joe Biden, si senator, kryesoi seancën e konfirmimit për kandidatin e Gjykatës së Lartë Clarence Thomas.

Anita Hill, profesore kolegji në lëndën e së drejtës, e kishte akuzuar Clarence Thomas për ngacmim seksual kur ata punonin së bashku në një agjenci qeveritare, por grupi i të gjithë meshkujve, i kryesuar nga senatori Biden, i hodhi poshtë akuzat e saj, duke e konfirmuar zotin Thomas për në gjykatën më të lartë të vendit.

Zoti Biden, ditët e fundit, ka thënë se i vjen keq që ai “nuk mundi të sigurojë atë lloj dëgjimi që Anita Hill meritonte”, edhe pse ishte ai që kishte kryesuar komisionin e konfirmimit.

Zoti Biden nuk besohet të ketë kërkuar falje personalisht për zonjën Hill në gati tre dekada që nga seancat dëgjimore. Por, ndërsa ai me sa duket po shkon drejt një kandidature tjetër presidenciale në një epokë të përgjegjësisë së re për burrat në pozita të fuqishme rreth trajtimit të grave në vitet e kaluara, Joe Biden po ballafaqohet me thirrje të reja për shpjegime të mëtejshme të rolit të tij në dëgjimet e konfirmimit të gjykatësit Thomas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LIANI QAU 18 ORË"/ Vesa Luma tregon çi ndodhi pas ndarjes nga Big Basta
Previous article SINAN HOXHA BABA PËR HERË TË DYTË? Këngëtari zbulon dëshirën e madhe

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT