• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Akuzat e Rusisë: Pas sulmit në Siri qëndrojnë shërbimet perëndimore
Home
Nderkombetare

Akuzat e Rusisë: Pas sulmit në Siri qëndrojnë shërbimet perëndimore

13 April, 2018 F.autor Nderkombetare

Sulmi kimik vdekjeprurës në Duma të Sirisë u orkestrua nga një “shërbim special” perëndimor dhe Moska ka prova për këtë, pretendoi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi prova të forta se kjo ishte një shfaqje dhe shërbimet speciale të një shteti që tani janë të etur të jenë në ballë të fushatës rusofobike kanë pasur gisht në të”, tha Lavrov para gazetarëve në Moskë, pa specifikuar emra.

Mes sinjalimeve për një goditje ushtarake në përgjigje të sulmit, Lavrov tha se shpreson që askush të mos veprojë me ngut në Siri.

“Unë shpresoj që askush nuk do të guxojë të marrë një hap kaq të pamatur. Por, megjithatë, edhe gabimet e vogla do të shkaktonin sërish valë të reja të emigrantëve në Evropë”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Ai u kërkoi gjithashtu palëve të prisnin rezultatet e një analize nga mbikëqyrësi i armëve kimike OPCW, i cili dërgoi ekspertë në Duma për të mbledhur prova për sulmin e 8 prillit.

Më 8 prill, forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore të shtunën, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë e cila bëri thirrje për një armëpushim njëmujor në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar dhënien e ndihmës humanitare.

Pavarësisht rezolutës, regjimi i Asadit muajin e kaluar filloi një ofensivë të madhe tokësore, mbështetur nga Rusia, që synonte marrjen e kontrollit të pozicioneve të fundit të opozitës në Gutën Lindore.

Muajin e kaluar, një komision hetimor i OKB-së publikoi ​​një raport që akuzon regjimin për kryerje të krimeve të luftës në Gutën Lindore, përfshirë përdorimin e armëve kimike kundër civilëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 futbollistët që u dënuan se përdornin drogë (FOTO)
Previous article Golovkin: Jam pa rival, të gjithë kanë frikë të duelojnë me mua

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA Botë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT