• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E RENDA TË BASHËS/ Ministria e Shëndetësisë: Opozita po stimulon dhunën ndaj mjekëve
Home
Politikë

AKUZAT E RENDA TË BASHËS/ Ministria e Shëndetësisë: Opozita po stimulon dhunën ndaj mjekëve

20 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka dalë në një deklaratë zyrtare për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.

Zëvendës ministri Albert Nikolla është shprehur se opozita po stimulon dhunën ndaj mjekëve të spitalit Infektiv, pasu sipas tij nuk është njerëzore që Basha të trazojë dhimbjen e viktimave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve”,- shprehet Nikolla.

Deklarata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale solidarizohet me mjekët e vijës së parë të frontit kundër Armikut të Padukshëm, të cilët gjenden qysh mbrëmë nën një akuzë jo vetëm të shëmtuar politike, por edhe të rrezikshme për bluzat e bardha!

Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë. Eshtë e paimagjinueshme që ndërkohë që qeveria ka bërë gjithçka për paralizimin e burimeve të dhunës fizike ndaj mjekëve në këto vite, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë me një akuzë të tillë e cila fajëson direkt ata, sepse janë mjekët dhe askush tjetër që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat mjekësore të pacientëve.

Si mund të imagjinohet që të gjithë mjekët tanë të jenë të përfshirë në një manipulim që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore?!

MSHMS u shpreh keqardhjen më të madhe dhe mbështetjen më të fortë mjekëve të Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e ngritën zërin për ta hedhur poshtë me forcën e dinjitetit të tyre akuzën e zotit Basha. Keqardhje sepse pasi janë gjendur në mënyrën më të pamerituar, përballë akuzave të pabazuara, të paargumentuara, dashakeqe në adresë të tyre, sot janë detyruar të bëjnë edhe një deklaratë publike në adresë të politikës, në vend se të paktën të mos sulmohen nga politika në misionin e tyre.

Çdo humbje jete është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por edhe për stafet tona mjekësore, të cilat punojnë çdo ditë, orë e pa orë, në luftë me vdekjen, për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Por është jonjerëzore që politika të trazojë shpirtrat e lënduar të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, duke ngritur një dyshim kaq të rëndë për integritetin e mjekëve tanë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve.

Për sa na takon, ne do të vazhdojmë të komunikojmë me korrektësi dhe transparencë me qytetarët shqiptarë, siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj pandemie, cdo informacion të raportuar nga strukturat tona, duke kërkuar besim, mirëkuptim, durim në kushtet e kësaj lufte kaq sfiduese për mbarë globin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI NDESHJET ME SHQIPËRINË PREJ COVID-19/ Portieri Strakosha merr përgjigjen e tamponit, rezulton...
Previous article HARROJENI KAFEN/ Njihuni me produktin që të jep më shumë energji në mëngjes

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT